Mesazhi i Metës për Bashën: Nëse opozita nuk do të përballej me Millosheviçin, ai me gjasë do ishte ende në pushtet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk heq dorë nga ideja e zgjedhjeve të 13 tetorit, duke thënë se kjo është e vetmja zgjidhje. Sipas Metës, vetëm në këtë rrugë opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë dhe veten. Presidenti ka bërë një paralelizëm për opozitën, duke përmendur rastin e Serbisë.

Mesazhi i Metës:

Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra. 
Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi.
Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!
18 tetori po afron!

Share This Article