Mësohet sonte finalisti i parë i Champions League, PSG për përmbysjen e madhe ndaj Dortmund, formacionet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

PSG do të përballet me Dortmund në orën 21.00, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League. Në “Parkun e Princave”, do të mësohet se kush do të jetë skuadra e parë, që do prejë biletën për në finalen e madhe.

Verdhezinjtë vijnë në këtë sfidë me fitoren 1-0 në aktin e parë, por favorit për të kaluar tutje janë francezët. Mbappe me shokë luajnë gjithçka për gjithçka përpara tifozëve të vet, të cilët do të jenë mbi 50.000 zemra mbështetësish që do të brohorasin për të përkrahur të besuarit e Luis Enriques. Arbitër i takimit është italiani Orsato.

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Dembélé, Goncalo Ramos, Mbappé.

BORUSSIA DORTMUND (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Schlotterbeck, Hummels, Maatsen; Emre Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug.

Share This Article