Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për hapjen e listave 100% në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Në ‘Facebook’ ai ka shkruar se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme se sa Kuvendi sot.
‘Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.
Hapini 100 për qind!
Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.
Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”’, shkruan Meta.