Presidenti shqiptar, Ilir Meta tha se kreu i Republikës Serbe, i ftuar në Samitin e Brdo Brionit, do të jetë i ftuar edhe për turizëm.
Milorad Dodik mori pjesë sot në samitin e Brdo Brionit. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se Dodik ka qenë i ftuar dhe mirëseardhur si president. Madje, sipas Metës, ai do të mirëpritët edhe për turizëm.
“Arritja e Prespës është historike, është zgjidhur marrëveshje 30- vjeçare, shumë e rëndësishme për gjithë rajonin. Të gjithë do të donim që edhe dialogu Kosovë- Serbi, të përfundojë që dje, jo sot as nesër. Sa i takon prezencës së Dodik, ju e dini që samiti i Brdo Brionit tash është një samit që ka format të caktuar, padyshim që Dodik ka qenë i ftuar e i mirëseardhur si president. Është i ftuar të vijë edhe për turizëm…”, tha Meta.