Presidenti, Ilir Meta, ka ftuar publikisht kryeministrin Rama ti nënshtrohen bashkë një kontrolli mjekësor për shendetin mendor si dhe testit të drogës.
Meta tha ndër të tjera se në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrën.
Meta: Jam i gatshëm që në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrat.
Fevziu: A ju duken normale që kryeministri dhe presidenti akuzojnë njëri-tjetrin?
Meta: Ajo është kujdes për shëndetin e tjetrit. Kartela e tij mjekesore është publike. E ftoj te bejmë te dy nje kontroll mjekesor per shendetin mendor dhe perdorimin e drogës. Kjo çështje do zgjidhet kështu: atje do të shkojë, po nuk i pëlqeu Vlora, në Elbasan. Ka dhe Çimkë Selamin aty afër.
Kreu i Shtetit deklaroi se ka vënë bast, që në Shqipëri më 25 prill do të triumfojë vullneti i popullit shqiptar pavarësisht të gjitha presioneve që po bëhen dhe mund të bëhen në vijim.
Meta: Pavarësisht nga të gjitha presionet që po bëhen. Ai humb i vetëm, sepse ka ca ligje fizike që sa më shumë rritet presioni aq më shumë rritet reagimi. Presidenti nuk kishte arsye pse të ngrinte zërin nëse do ishim në një proces zgjedhor normal. Kryeministri të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të provokuar zgjedhjet. Jemi në këtë situatë prej zgjedhjeve të 2017 si dhe prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Shijakut. Edi Rama ky pro amerikan kaq i jashtëzakonshëm sa që u shndërruar dhe në gruan e Bilalit për një foto, tani le të ftoje në bashkëpunim dhe ‘agjentin rus’. Vetëm të na e thotë nëse është apo jo ‘agjent i Rusise’. Raporti im me popullin e Shqiperise eshte i shkelqyer dhe raporti im me Kushtetuten eshte i shkelqyer.
Meta akuzoi Ramën se është koka e gjithe afereve te ineciatoreve.
Meta: Presidenti angazhohet në zgjedhje sepse në Shqipëri situata nuk është situatë normale.Kryeministri aktual ka bërë leckë Kushtetutën e miratuar në vitin 1998, me ligje antikushtetuese. Kryeministri të heq dorë nga manipulimi i zgjedhjet, skenari i vjedhjeve të zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak nuk do të ndodhë më. Në gjithë aferën e inceneratorëve, ka një seri veprash të rënda penale. Koka e kësaj afere është Edi Rama dhe Engjëll Agaçi.
Deklaratat Presidenti i bëri në një intervistë në “Opinion”.