Mijëra banorë armenë po largohen nga Nagorno-Karabakut, ku janë vendosur disa prej paqeruajtësve rusë, pas marrëveshjes së armëpushimit të arritur me Azerbajxhanin nga forcat separatiste të enklavës të Azerbajxhanit, një ditë pas ofensivës ushtarake që nisi Baku.
Armenët e enklavës njoftuan se do të dorëzojnë armët si pjesë e armëpushimit që hyri në fuqi sot në orën 11:00.
Separatistët që sundojnë “Republikën e Artsakhut” të vetëshpallur (siç e quajnë separatistët Nagorno-Karabakh) u kërkuan 120,000 banorëve të rajonit që të mos shkojnë në aeroportin në Stepanakert, kryeqyteti i enklavës.
“Ne u bëjmë thirrje edhe një herë banorëve të Stepanakertit që të mos bëjnë panik dhe të mos nxitojnë në aeroport për të lënë zonën”, thanë separatistët. Fotografitë nga Karabaku tregojnë mijëra njerëz në aeroport, disa me fëmijë të vegjël.
Udhëheqësit separatistë të Nagorno-Karabakut kanë akuzuar vazhdimisht Bakun se dëshiron të kryejë spastrim etnik në enklavë. Baku hedh poshtë akuza të tilla dhe thotë se do të mbrojë të drejtat e civilëve armenë në rajon sipas kushtetutës së vet.
Armenët, të krishterë, kanë një prani të gjatë historike mbizotëruese në rajon, që daton në shekuj para Krishtit. Azerbajxhani, ku shumica e banorëve janë myslimanë, e lidh gjithashtu identitetin e tij historik me enklavën. Ai akuzon armenët për dëbimin e azerëve që jetonin në rajon në vitet 1990. Baku dëshiron të fitojë kontrollin e plotë të rajonit, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Përfaqësuesit e armenëve të Karabakut do të mbajnë nesër, të enjten, një takim me autoritetet azere.
Rusia theksoi se forcat e saj paqeruajtëse po përmbushin misionin e tyre. Moska tha se 2,261 njerëz, përfshirë 1,049 fëmijë, u evakuuan nga zonat e luftës dhe po strehohen në një bazë paqeruajtëse ruse.