Ministrat britanikë rishikojnë kufizimet ndaj koronavirusit

albnews
By
1 Min Read

Ministrat do të diskutojnë sot për kufizimet ndaj koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, për të konsideruar nëse kufizimet në lëvizjen e njerëzve duhet të zgjaten.

Komiteti emergjent qeveritar do të shikojë provat e ofruara nga shkencëtarët mbi ndikimin e masave të marra më 23 mars, megjithëse një vendim zyrtar nuk pritet të merret sot, raporton BBC.

Kjo vjen në kohën kur kryeministri Boris Johnson kaloi natën e tretë në kujdes intensiv.

Ndërkohë, publikut po i kërkohet të qëndrojë në shtëpi gjatë fundjavës së Pashkëve. Derisa, moti i ngrohtë është parashikuar me temperaturat e vendosura të arrijnë në 25C në disa pjesë të vendit, transmeton Albuk Tv.

Share This Article