Ministri iranian: Kurrë s’do të ndërtojmë armë bërthamore, nuk na lejon Islami

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif, tha se vendi i tij asnjëherë nuk do të ndërtojë  armë bërthamore, duke thënë se feja islame nuk ua lejon një gjë të tillë.

Zyrtarët iranianë kanë deklaruar më parë se ky shtet ka ideologji të kundërt me ndërtimin e armëve bërthamore dhe synon ta përdorë energjinë bërthamore vetëm për qëllime civile. Sidoqoftë, është e mundur që presidenti amerikan ta kuptojë këtë deklaratë të ministrit Iranian si shenjë për fillimin e bisedimeve.

“A jeni brengosur vërtet për 150 njerëz? Sa njerëz keni vrarë ju me një armë bërthamore? Sa gjenerata i keni zhdukur me këto armë? Jemi ne ata që, për shkak të pikëpamjeve fetare, nuk do të ndërtojmë kurrë armë bërthamore”, tha kryediplomati iranian.

Shtëpia e Bardhë është duke i bërë presion të dyfishtë Iranit për t’i filluar bisedimet për këtë çështje përmes sanksioneve ekonomike që e godasin ekonominë dhe tregtinë me vendet evropiane dhe përmes ngrirjes së aseteve të liderëve politikë dhe diplomatikë.

Irani ka thënë se do t’i tejkalojë kufizimet për pasurim të uraniumit, të cilat ishin caktuar në kuadër të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, por se kjo nuk do të thotë që ky shtet po përgatitet për ta ndërtuar një armë bërthamore, shkruan “The Guardian”.

Share This Article