Një nga ministrat e kabinetit qeveritar në Vietnam ka nxitur shumë debate pasi u publikua një video ku shihet se po shërbehej me biftek të ‘veshur më ar’ nga shefi i famshëm i kuzhinës, Nusret Gokçe.
Siç raporton BBC, ai është Gjeneral To Lam, i ngarkuar si ministër i Sigurisë Publike.
Sipas kritikëve, një pjatë bifteku kushton më suhmë se sa paga mujore që merr ministri vietnamez.
Videoja u publikua në llogarinë e shefit të kuzhinës, Gokçe, por u fshi pas komenteve të shumta.
Restoranti i Gokçe ka bërë bujë të madhe për shkak të çmimeve të larta.