Në vitin 1911, gjeologu Thomas Griffith Taylor po eksploronte një luginë në Antarktikë ku ndeshi me një ujëvarë të çuditshme.
Uji i shkrirë që rridhte poshtë akullnajës merrte ngjyrë të kuqe kur binte në kontakt me ajrin duke i dhënë emrin këtij fenomeni “Blood Falls”.
Hipoteza të ndryshme janë propozuar gjatë shekullit të kaluar për të shpjeguar fenomenin e çuditshëm.
Një ekip shkencëtarësh tani mendon se më në fund ka gjetur përgjigjen.
Duke përdorur mikroskop të fuqishëm elektronik të transmetimit në objektin e Karakterizimit dhe Përpunimit të Materialeve të Johns Hopkins, Ken Livi, një shkencëtar hulumtues në departamentin e shkencës dhe inxhinierisë së materialeve të Whiting School, ekzaminoi trupat e ngurtë në mostrat e ujit. Livi zbuloi një numër të madh nanosferash të vogla.
Nanosferat janë objekte të vogla sferike që kanë karakteristika fizike dhe kimike unike. Në këtë rast, nanosferat e gjetura në ujin e “Blood Falls” ishin të pasura me hekur. Këto nanosfera të pasura me hekur i nënshtrohen një procesi të quajtur oksidim, që do të thotë se ato reagojnë me oksigjenin në ujë. Si rezultat i këtij procesi oksidimi, uji merr një “pamje të ashpër” ose të ngjashme me gjakun.
Gjetjet e studimit sugjerojnë se këto nanosfera të pasura me hekur luajnë një rol të rëndësishëm për ngjyrën e ujit të kësaj ujëvare.