Mjekët e spitalit të fëmijëve në Kherson: Si i gënjyem rusët për të shpëtuar vogëlushët jetimë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjekët në një spital pediatrik në Kherson kanë treguar sesi krijuan një skenar për të shpëtuar foshnjat nga duart e ushtarëve rusë.

Me nisjen e pushtimit në shkurt, nuk kanë qenë të pakta rastet kur është raportuar se forcat ruse kanë marrë fëmijë pa prindër dhe i kanë dërguar në vendin e tyre.

Nisur nga këto raste, mjekët në spitalin rajonal të fëmijëve në Kherson, nisën të mbushnin kartela mjekësore për vogëlushët që të dukej sikur ata ishin shumë sëmurë për t’u lëvizur nga vendi ku po merrnin kujdes shëndetësor.

Ne shkruam me qëllim informacion që nuk ishte i vërtetë që të rezultonte sikur fëmijët ishin të sëmurë dhe nuk mund të transportoheshin. Kishim frikë se mos rusët do ta kuptonin, por e kishim vendosur që fëmijët do t’i shpëtonim me çdo kusht.

Dr. Olga Pilyarska, shefja e pavijonit të kujdesit intensiv, Spitali Rajonal i Fëmijëve, Kherson.

Share This Article