Ukrainasit godasin bazën në Rusi, dëmtohen bombarduesit bërthamorë

albnews
By
1 Min Read

Forcat ukrainase tashmë po kryejnë sulme edhe në territorin rus. I fundit sinjalizohet në bazën ajrore të Engelsk-1, në rajonin e Saratov.

Sipas burimeve ukrainase, për sulmin është përdorur një dron i armatosur, që ka goditur disa objektiva, ndër to edhe dy bombardues bërthamor TU-95, që sipas tyre kanë mbetur të dëmtuar.

Bilanci për momentin flet vetëm për 2 ushtarë të plagosur, por padyshim bëhet fjalë për një goditje të rëndë për Rusinë, që tashmë sulmohet edhe në territorin e saj.

Ndërkohë, në një tjetër bazë ruse, në Ryazan, 200 kilometra nga Moska, ka ndodhur një shpërthim që ka shkaktuar të paktën 3 viktima.

Share This Article