Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2021 kap vlerën e 2.7 miliardë lekëve, ose 11.8% më shumë se në vitin 2020. Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2021, adreson në mënyrë realiste ato që janë prioritetet e mbrojtjes dhe pritshmërisë së aleatëve.
Buxheti i mbrojtjes do të përdoret për mbështetjen e programeve të mbrojtjes të parashikuara për vitet 2021-2023, për të cilat janë hartuar kërkesat buxhetore për: Mbështetjen për personelin; Operacionet brenda dhe jashtë vendit dhe emergjencat civile; Gatishmëria dhe mirëmbajtja; Stërvitjet; Arsimimi dhe kualifikimi; Strukturat dhe angazhimet ndërkombëtare; Modernizimi; Infrastruktura; Mbështetja me mallra e shërbime dhe mbështetja administrative. Ky buxhet mundëson, rritjen e trajtimit financiar përmes ri-llogaritjes së vështirësive dhe rikthimit të kompensimit të ushqimit për mbi 4 mijë efektivë të FA dhe të kompensimit ushqimor që u hoq nga qeveria Berisha në vitin 2013, vetëm pak ditë përpara se të dorëzonte pushtetin
Nëse për vitin 2020 kishim një buxhet sa 1.46 % e Produktit të Brendshëm Bruto, për vitin 2021 buxheti shkon në 1.5% të PBB, çka është në përputhje të plotë me objektivat dhe angazhimet e Shqipërisë në Samitin e Uellsit për ta çuar atë në 1.75% në vitin 2022, dhe 1.85% të PBB në buxhetin e vitit 2023. Ky buxhet mundëson, rritjen e trajtimit financiar përmes rillogaritjes së vështirësive dhe rikthimit të kompensimit të ushqimit për mbi 4 mijë efektivë të FA dhe të kompensimit ushqimor që u hoq nga qeveria Berisha në vitin 2013, vetëm pak ditë përpara se të dorëzonte pushtetin.
Po ashtu në vitin 2021 do të zhvillohet edhe stërvitja Defender 2021, stërvitje dypalëshe me SHBA është e para e këtij lloji në vendin tonë dhe do të marrim pjesë mbi 8000 trupa amerikane që do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe në disa reparte të Forcave tona të Armatosura. Shqipëria është një nga vendet që ka ndër kontributet më të larta në misionet e Aleancës duke fituar respektin e aleatëve për kontributin e saj./ATSH/