Mosbindja civile, nis bllokimi i rrugëve nga protesuesit

albnews
By
1 Min Read

Ashtu sikurse ishte parashikuar ka nisur në orën 17:00 bllokimi i akseve kryesore të vendit nga Veriu në Jug.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën te mbikalimi i Shkozetit në autostradën Tiranë- Durrës në të dy krahët e saj.

Edi Paloka dhe deputetët të tjerë të PD-së janë shfaqur që në minutat e para të protestës. Ata kanë deklaruar se kjo është pjesë e mosbindjes civile.

Protestuesit brohorasin nën sloganin “Rama ik!”, ndërsa policia po mbikëqyr mbarëvajtjen e protestës.

Bllokim i qarkullimit raportohet edhe te Kthesa e Kamzës në kryeqytet. Të bllokuar janë edhe rrethrrotullimi në Levan dhe në Elbasan.

Në Milot protestuesit janë ulur në formë proteste në rrethrrotullim për të bllokuar qarkullimin e automjeteve. Protestuesit janë bashkuar nga Shkodra, Lezha e Kukësi, ndërsa Tropoja e Kurbini do të bllokojnë aksin tjetër të rrugës.

Share This Article