ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 52 minutes ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 56 minutes ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 58 minutes ago
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj 59 minutes ago
SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë – Emrat e të përgjuarve 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Moska paralajmëron hakmarrje ndaj Shqipërisë

albnews by albnews
23 January, 2021
in Albania
0
Moska paralajmëron hakmarrje ndaj Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Moska zyrtare paralajmëron përgjigje ndaj vendimit të Shqipërisë për shpalljen non grata të një diplomati rus. Shqipëria përzuri një diplomat rus të enjten, për shkak se ka refuzuar të respektojë masat e ndërmarra nga autoritetet shëndetësore shqiptare për kufizimin e përhapjes së koronavirusit të ri dhe se sjellja e tij nuk ka ndryshuar as pas notave të protestës të dërguara te ambasadori Mihail Afanasiev.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë deklaroi se diplomati rus i akredituar në Shqipëri, Alexey Krivosheev, ka shkelur “në mënyrë të përsëritur” rregullat anti-COVID të Shqipërisë dhe për këtë arsye, “me keqardhje” shpallet non grata dhe do të duhet të largohet nga Shqipëria brenda 72 orëve.

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

“Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme mbi shkeljet e hapura të masave të marra nga ana e një diplomati të Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë” ka deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës në një njoftim të publikuar në faqen e saj në Facebook. “Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë ‘Person NON Grata’ (person të padëshirueshëm) diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar”, vijon më tej deklarata.

Pas këtij vendimi ka reaguar Moska zyrtare duke e konsideruar vendimin e Tiranës si një provokim që nuk do të mbetet pa përgjigje. “Ky është një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Dëbimi i diplomatit rus është një hap jocilësor dhe nuk do të mbetet pa përgjigje” – është shprehur zv.minsitri i Jashtëm Rus, Alexandër Grushko. Edhe Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar lidhur me vendimin e Tiranës zyrtare për të shpallur non grata diplomatin rus Alexey Krivosheev. Ambasada e cilëson vendimin të paargumentuar dhe se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe të sajuara.

“Në sfondin e kësaj ngjarjeje, sigurimet e palës shqiptare në lidhje me përpjekjet e saj në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona ngjallin dyshime”, thuhet në komentin e Ambasadës. Ambasada argumenton se një nga detyrimet e vendit pritës nuk ia komunikohen publikut emrat e punonjësve të misioneve diplomatike të shpallur “persona non grata”.

Kjo me qëllim ruajtjen e sigurisë personale të diplomatëve dhe anëtarëve të familjes së tyre. Tashmë diplomatit rus do t’i duhet që me detyrim të largohet në më pak se 72 orë. Një muaj më parë, Ambasada e Rusisë në Shqipëri hyri në debate me Qeverinë shqiptare, kur i rekomandoi asaj përdorimin nga Shqipëria të vaksinës ruse kundër COVID-19 të quajtur “Sputnik V”. Ambasada ruse iu përgjigj një ankese publike të kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Evropian dhe planit të BE-së për të ndihmuar rajonin e Ballkanit me vaksina në një fazë të dytë.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sugjerimit të Ambasadës së Rusisë duke e quajtur deklaratën “një provokim”. Nuk është e qartë nëse ka lidhje mes “provokimit” me vaksinë dhe shpalljes non grata të diplomatit Krivosheev. Marrja e vaksinës sa më shpejt duket se është bërë çështje prestigji politik për kryeministrin shqiptar, i cili përballet me zgjedhje parlamentare më 25 prill.

Rusia e ka eksportuar vaksinën e saj në Serbi, ndërsa Hungaria miratoi përdorimin e saj së fundmi. Ambasada e Rusisë në Tiranë nuk ka ngurruar të informojë ndjekësit e saj shqiptarë në gjuhën shqipe në faqen e vet në Facebook për suksesin e “Sputnik V”. Shqipëria ka qenë përherë në krye të listës së vendeve që u janë bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur bëhet fjalë për diplomatë që janë shpallur non grata, për shkak të shkeljes së statusit të tyre. Shqipëria ka një “vend nderi” në raport me Shtetet e Bashkuara për vendimmarrjen e përzënies së diplomatëve me mision spiunazhi në Shqipëri.

Shqipëria e nisi përjashtimin e diplomatëve me dy diplomatë rusë për shkak se “veprimtaria e tyre nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik”. Vladislav Filipov, atashe ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës, janë detyruar të linin Tiranën në mars të vitit 2018. Tirana zyrtare e mori këtë vendim para dy vjetësh për të dëbuar disa diplomatë rusë, pas akuzave që i janë bërë Moskës për helmimin e një ish-agjenti të KGB-së në Angli.

Shqipëria e dënoi ashpër sulmin me një agjent nervor ushtarak, i një lloji të zhvilluar nga Rusia, kundër Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury të Britanisë së Madhe më 4 mars 2018. Por pas reagimit të Tiranës zyrtare për helmimin e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij ka pasur retorika dhe “përplasje” në distancë mes Shqipërisë dhe Rusisë. Pala ruse e ka quajtur si mungesë kompetence, apo një manipulim të qëllimshëm të opinionit publik nga ana e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, pasi, sipas tyre, Rusia më shumë se çdokush tjetër është e interesuar për të zbuluar të vërtetën e helmimit të shtetasve rusë në Britani.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër dhe është hakmarrë me një “përgjigje të ngjashme” duke dëbuar nga Moska dy diplomatë shqiptarë. Në dhjetor 2018, dy diplomatë të Iranit u përzunë nga Shqipëria pas dyshimeve se po përgatisnin sulm terrorist, natyra e të cilit nuk u bë publike zyrtarisht. Dy diplomatët iranianë të dëbuar nga Shqipëria ishin ambasadori Iranian në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia, dhe diplomati Mostafa Roudaki duke qenë edhe shkaktarë të anulimit të vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shqipëri, në fillim të nëntorit të po atij viti.

Ndërkohë që një vit më parë Shqipëria ka shpallur non grata edhe dy diplomatë të tjerë iranianë, duke u kërkuar këtyre të fundit që të largohen nga Shqipëria. Shkaku i përzënies, sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka qenë se dy personat kanë kryer në Shqipëri aktivitet “në mospërputhje me statusin e tyre”, duke sugjeruar në këtë mënyrë aktivitet spiunazhi. Përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, u shpallën persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe me parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Mohammad Ali Arz Peimanemati mbante detyrën e këshilltarit të tretë të Ambasadës së Iranit në Tiranë, si dhe Seyed Ahmad Hosseini ishte atashe kulturor i Iranit në Shqipëri. Ky i fundit ishte shumë aktiv në fondacionin “Shiraz” që vepronte edhe në Shqipëri dhe që kishte një mbështetje speciale nga Irani. Seyed Ahmad Hosseini “de facto” ishte anëtar i “Gardës revolucionare” të Republikës Islamike, organizatë e shpallur terroriste nga Departamenti i Shtetit, njëherësh pjesë aktive e planeve dhe e nxitjes për të organizuar akte terroriste e destabilizuese ndaj prezencës së forcave të koalicionit në Lindjen e Mesme.

Statusi diplomatik në Shqipëri i ka shërbyer për të mbuluar aktivitetin e tij që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Ndërsa këshilltari i tretë i Ambasadës iraniane në Tiranë, Mohammad Ali Arz Peimanemati, në fakt ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit, Mois, përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE-së. Këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë me ish-shefin suprem të trupave Quds, gjeneralin iranian Qasem Soleimani, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

22 December, 2025
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result