Mungesa e pashpjeguar në darkën e Iftarit/ E refuzoi Veliaj-Ramën, apo nuk ishte i ftuar?

albnews
By
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka shtruar një iftar sot për besimtarët myslimanë si dhe për zyrtarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Në videon e publikuar nga vetë Rama në Facebook, shihen të gjithë zyrtarët, qeveritarët dhe kryebashkiakët e tij,përveç, kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. 

Risi kjo, pasi kryebashkiaku i Tiranës nuk ka munguar asnjëherë në iftarët e shtruar nga Rama në Tiranë. Dosja.al verifikoi dhe iftarin që Rama mbajti vitin e kaluar për Ramazanin dhe Veliaj ka marrë pjesë dhe është ulur pranë kreut të KMSH-së Bujar Spahiut.

Por këtë vit në të gjithë videon e publikuar nga Rama, Veliaj nuk shihet në asnjë sekond të pamjeve. Teksa në të gjithë videon, shihen zyrtarët më të lartë të PS-së si dhe të gjithë kryebashkiakët e tjerë në vend, përveç Veliajt. Ende nuk dihet nëse Veliaj ka marrë pjesë për iftarin e mbajtur ditën e sotme. Apo nëse e ka refuzuar ftesën që ka marrë dhe ka zgjedhur që të mos shkoj në iftar. 

Mungesa e Veliajt vjen pasi e gjithë Bashkia Tiranë është e tronditur nga korrupsioni që ka prekur të gjithë institucionin më të rëndësishëm për qytetin e Tiranës. Deri më tani janë arrestuar 5 drejtorë të Bashkisë Tiranë për korrupsion dhe vjedhje tenderash, ndërkohë që nën hetim janë disa drejtorë dhe drejtoresha të tjera.

Vetë Veliaj i ka larë duart nga korrupsioni që ka ndodhur, edhe pse emri i tij është përmendur disa herë në dosjen hetimore të SPAK. Dhe GJKKO ka kërkuar në mënyrë të moderuar dhe pa ia përmendur emrin Veliajt, që SPAK ta hetojë për korrupsionin e ndodhur.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/930866592116916/
Share This Article