Në Gjeorgji vetëm për 3 pikë, sot caktohet e ardhmja e Kombëtares në Nations League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas disfatës 2-0 në Çeki, Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës në Nations League, atë përballë Gjeorgjisë.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Mikheil Meskhi” të Tbilisit, do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kombëtares në këtë kompeticion, e cila ka mbledhur vetëm 3 pikë në 3 ndeshje të luajtura.

Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e tretë, teksa një fitore në këtë trasfertë, mund të rikthejë edhe njëherë shpresat për t’u kualifikuar në raundin tjetët.

Skuadra zhvilloi seancën e fundit stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

Lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike. Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin ndaj Gjeorgjisë.

Ndeshja Gjeorgji – Shqipëri e vlefshme për UEFA Nations League luhet në orën 18:00. 

Share This Article