Në kërkim të Ahmetajt, nga arresti ndërkombëtar tek azili politik, çfarë ndodh me ish-zv/kryeministrin

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, është rasti i vetëm që një deputet për të cilin u kërkua arrestimi nuk ndodhet në Shqipëri.

Pedagogia e procedurës penale në Fakultetin e Drejtësisë shpjegon se si veprohet në të tilla raste kur deputeti tashmë pa imunitet ka ikur në drejtim të paditur përtej kufijve.

Pas autorizimit të Kuvendit, kërkesa dërgohet në Gjykatën e Posaçme për lejimin e masës së sigurimit e menjëherë prokurori nxjerr urdhrin e ekzekutimit të cilin ja dorëzon policisë.

“Drejtoria e Policisë duhet të bëjë verifikimet se ku ndodhet ky individ”, thotë Lirime Çukaj.

Por si bëhen kërkimet nga ana e policisë? “Këto kërkime janë të ndryshme dhe të shumta. Së pari, verifikohet nga TIMS-i nëse ky individ e ka kaluar shtetin shqiptar në mënyrë të ligjshme. Nëse do të konkludohet kështu do të kthehet informacioni nga Policina pranë SPAK-ut duke i bërë me dije se nuk po arrijmë të bëjmë dot ekzekutimin e vendimit pasi personi ndodhet jashtë Shqipërisë”.

Nëse Ahmetaj sërish nuk do të gjendet dhe policia e konfirmon këtë gjë, atëherë prokuroria vepron me urdhrin e arrestit ndërkombëtar. Diçka e tillë bëhet vetëm në rastet kur vendndodhja e personit të kërkuar nuk dihet.

“Urdhri i arrestit ndërkombëtar i dërgohet të gjitha autoriteteve të huaja nëpërmjet INTERPOL-it, ka një rrugë shumë të shpejtë dhe efikase”.

Por nëse ka informacione mbi vendndodhjen e ish/zv kryeministrit, atëherë ka një tjetër procedurë e cila është më e thjeshtë, por rol të rëndësishëm ka dhe vullneti politik pasi përfshihet ministria e drejtësisë apo dhe konsullatat.

“Në momentin që dihet është pak më e thjeshtë sepse prokurori i ekzekutimit do t’i dërgojë Prokurisë së Përgjithshme kërkesën për ekstradim”.

Pak ditë më parë prokuroria e posaçme dërgoi në kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj dhe lejen për arrestimin e tij dhe kontrollin e banesës. SPAK e akuzon ish-ministrin e Ekonomisë për deklarim të rremë të pasurisë, korrupsionit si dhe pastrim parash. Ndonëse pa imunitet për të njëjtën dosje në kërkim ndërkombëtar u shpallën dhe pronarët e kompanive fituese të tenderave të inceneratorëve, Stela Gugallja, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, vendndodhja e të cilëve nuk dihet.

Share This Article