• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Diaspora
Nga ’92 emigrantët kanë sjellë 30 miliardë USD në Shqipëri, si janë përdorur, ku janë investuar dhe pse varfëria mbetet problem

Nga ’92 emigrantët kanë sjellë 30 miliardë USD në Shqipëri, si janë përdorur, ku janë investuar dhe pse varfëria mbetet problem

by albnews
25 November, 2023
in Diaspora, Shqiperia
0
34
VIEWS

Një dokument që lidhet me Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030, ka nxjerrë në pah një seri të dhënash të cilat lidhen që nga rritja ekonomike, remitancat, tregun e punës dhe pagat, zhvillimi rajonal, varfërinë, martesat e hershme, ndihma sociale etj.

Dokumenti bën një analizë të thellë jo vetëm duke evidentuar problematikat që lidhen me mbrojtjen sociale, sfidat që shtrohen përpara qeverisë dhe institucioneve që trajtojnë këto çështje, por përpiqet të japë edhe disa zgjidhje, të cilat do të mund të ulnin në rradhë të parë nivelin e varfërisë në vend.

Rritja ekonomike

Prej vitit 2019, ekonomia shqiptare ka mundur të përballojë disa kriza dhe të sigurojë një rritje të kënaqshme. Tërmeti i vitit 2019 dhe situata pandemike e krijuar nga Covid 19 shkaktuan rënien ekonomike prej 3.5% në vitin 2020.

Sipas dokumentit të hartuar nga qeveria, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) pësoi rritje të ndjeshme në vitin 2021 (8.5%) dhe ndonëse lufta në Ukrainë krijoi kushte të pafavorshme për ekonominë për shkak të krizës në tregun e mallrave dhe të shërbimeve dhe rritjes së inflacionit (mesatarisht 7.4% ne vitin 2022), ekonomia shqiptare ishte e aftë të rritej me 3.7% për vitin 2022.  

“Ekonomia pritet të rritet edhe në vitet në vijim, përkatësisht 3.8, 3.9 dhe 4.0 për qind, respektivisht për vitet 2024, 2025 dhe 2026 . Inflacioni parashikohet të rikthehet gradualisht në nivelin 3% në fund të vitit 2023 dhe të qendrojë në këtë nivel në periudhën afatmesme 2024–2026.”, citohet në dokumentin që është hedhur edhe për konsultim publik dhe që publikohet nga rtsh.al.

Rritja ekonomike në periudhë afatmesme parashikohet të jetë kryesisht rezultat i rritjes së kërkesës së brendshme, pra konsumit privat dhe investimeve të brendshme. Kërkesa e jashtme neto pritet të ketë kontributin e saj kryesisht për shkak të rritjes së eksporteve, veçanërisht nga turizmi, por rritja e parashikuar importeve pritet ta zbehë këtë efekt.

PBB për vitin 2022 ishte 6,757 USD për frymë krahasuar me 4,579 USD në vitin 2014.  

Kontributi kryesor në rritjen e PBB i atribuohet zgjerimit të aktivitetit në sektorin e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që sektorët e industrisë dhe të bujqësisë kanë patur një ecuri më të ngadaltë dhe më të luhatshme.

Rritja e kërkesës së brendshme ka buruar nga konsumi privat, ndërsa ecuria e investimeve ka qenë e luhatur në varësi të ecurisë së sektorit të ndërtimit (rritja e konsumit privat në vitin 2022 ishte 8.4% ndërsa norma mesatare e investimeve u rrit me 4.6%).

Remitancat

Dokumenti thekson se që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve të emigrantëve janë futur në ekonominë shqiptare mbi 30 miliardë dollarë në formën e prurjeve të emigrantëve.

Niveli i remitancave është shtuar ndjeshëm dy vitet e fundit çka korespondon me ciklin e ri të emigracionit të viteve të fundit. Ato përllogaritet se kanë furnizuar me të ardhura 13% të buxhetit të familjeve.

“Gjysma e prurjeve kanë financuar konsumin e ushqimeve dhe pjesa e tjetër, është përdorur për t’u arsimuar dhe për shërbime të tjera. Kontributi kryesor i remitancave lidhet me reduktimin e varfërisë të shumë familjeve. Një pjesë e vogël e tyre është investuar në ekonomi, kryesisht në biznese të vogla dhe ka qenë e pamjaftueshme për të rritur prodhimin vendas”, citohet në dokumentin strategjik.

Tregu i punës dhe pagat

Treguesit e tregut të punës janë përmirësuar vitet e fundit. Megjithatë, shkalla e ulët e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe nivelet e larta të papunësisë vazhdojnë të karakterizojnë tregun kombëtar të punës.

“Shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore për popullsinë 15-64 vjeç në dekadën e fundit është luhatur midis 50-70% (52.4% në vitin 2013 dhe 69.3% në vitin 2021) dhe për meshkujt shkalla e pjesmarrjes ishte 5,9 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Shkalla e pjesëmarrjes së të rinjve qëndron në një nivel shumë më të ulët se norma totale e pjesëmarrjes (56.7% tremujori i dytë 2023).”, theksohet në material.

Të gjithë sektorët kanë patur normë punësimi të rritur (kryesisht në industri, ndërtim dhe shërbime), ndërsa parashikohet që kërkesa për punësim në periudhë afatmesme të jetë më së shumti në sektorin e shërbimeve.

“Norma e papunësisë pritet të pësojë ulje nga 11.5% në vitin 2021 në 10.7% në vitin 2023 për të arritur në nivelin 9.8% në vitin 2025. Mbetet shqetësuese norma e papunësisë tek të rinjtë.”, vë në dukje materiali.

Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte rreth 20.7% për vitin 2022, shifër e lartë edhe ndër vendet e rajonit të Ballkanit Perendimor.

Megjithëse, përfshirja e grave në tregun e punës është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve të fundit, gratë në moshë pune ende përballen me pabarazi dhe diskriminim të vazhdueshëm në punësimin me pagesë, norma më të ulëta të punësimit, të ardhura më të ulëta dhe norma më të larta informaliteti.

INSTAT nxjerrë në pah se struktura e të punësuarve në Shqipëri sipas statusit të aktivitetit tregon se 45,8% e grave janë të punësuara me pagë, ndërsa 21,9% e tyre janë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes. Për burrat e punësuar këto shifra janë përkatësisht 43,2% dhe 11,4%.

Një pjesë e konsiderueshme e burrave janë të vetëpunësuar 33,6%, ndërsa gratë e vetëpunësuara përbëjnë 19,9%. Sipas informacionit të Ministrisë së Financave, gjatë vitit 2021, në programet e Nxitjes së Punësimit janë punësuar gjithsej 2,240 punëkërkues të papunë nga të cilët 1,185 ishin nga kategoria femra.

Në vitin 2021, gratë punëkërkuese të papuna morën pjesë më shumë se burrat në programet e nxitjes së punësimit, ndërsa burrat punëkërkues të papunë morën pjesë më shumë në kurset e formimit profesional.

Zhvillimi rajonal

Zhvillimi ekonomik rajonal dhe lokal është i një rendësie të posaçme kur bëhet fjalë për mbrojtjen sociale. Masa dhe cilësia e këtij zhvillimi kushtëzon punësimin e të papunëve veçanërisht nga kategoria e familjeve në ndihmë ekonomike, punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe aftësinë e pushtetit vendor dhe të aktorëve të tjerë lokalë, për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe financiare në mbështetje të grupeve vulnerabël.

Rezulton që transformimet e shumanshme që ka pësuar vendi gjatë këtyre 30 viteve të fundit kanë theksuar pabarazitë dhe diferencat e mëdha demografike, ekonomike dhe zhvillimore. Zhvillimet demografike kanë krijuar shproporcione të rendësishme.

“Kështu, në vitin 2021, vetëm në aksin Tiranë – Durrës – Fier janë të vendosur 1,490,221 banorë, pra pak më shumë 50% e popullsisë së vendit dhe vetëm qarku i Tiranës, ndër 12 qarqet, ka mbizotërim të popullsisë urbane (88.5% e popullsisë). Qarku i Durrësit dhe i Vlorës kategorizohen me popullsi të natyrës së ndërmjetme (respektivisht 24.7% dhe 43.9% popullsi rurale) ndërsa 9 qarqet e tjera mbizotërohen nga popullsi rurale. Fondi për zhvillimin rajonal mbetet burimi më i madh i financimit për investimet kapitale dhe ndërhyrjet në infrastrukturën lokale dhe rajonale.”, theksohet në dokument.

Rritja e PBB-së në nivel rajonal paraqet rezultate të përziera dhe mungesën e një tendence të qartë zhvillimi, gjë që flet për një ekonomi vendore të brishtë.

“Pesha e kontributit të Tiranës në PBB është në rritje (44% e PBB në 2021 krahasuar me 40% në 2016), ndërsa kontributi i qarqeve të tjera është në renie. Rajoni i veriut kontribon 22.3% në PBB vjetore ndërsa ai i jugut 27%.”, citohen të dhëna nga materiali.

Bashkitë e veriut në përgjithësi dhe bashkia e Kukësit në veçanti mbeten më të varfërat në Shqipëri. Sipas INSTAT, PBB për frymë në qarkun e Kukësit është 59% e mesatares kombëtare, ndërsa në 7 ndër 12 qarqe, mbi 50% e punësimit është në bujqësi (varion nga 51% në Gjirokastër në 70% në Kukës).

Qarku me punësimin më të madh në sektorin e industrisë është Durrësi, ndërsa 70% e punësimit në qarkun e Tiranës është në sektorin e shërbimeve.

Varfëria

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri në vitin 2021, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër ishte 22%, rreziku për të qenë i varfër ose i përjashtuar social ishte 43.9%, rreth 622,700 individë jetonin nën kufirin e rrezikut për të qënë të varfër.

Është provuar që përfitimet sociale si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshira në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.

Kështu, nëse në nivelin e të ardhurave nuk do të përfshiheshin të gjitha llojet e përfitimeve sociale, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2021 është vlerësuar 39,0 % kundrejt 25,2 % në rastin kur përfshihen përfitimet sociale nga pensionet e pleqërisë dhe ato familjare.

“Kufiri financiar i rrezikut për të qenë i varfër në vitin 2021 është llogaritur 191,791 ALL për një familje me një person, ndërsa ai rritet me shtimin e numrit të anëtarëve si dhe në rastin kur personi është i papunë.”, theksohet në dokument.

Martesat e hershme

Rreziku i braktisjes të shkollës, për shkak të përgjegjësive në familje, punëve shtëpiake dhe të kujdesit, si dhe presionet për t’u martuar që fëmijë (në rastin e vajzave) dhe për të mbështetur jetesën e familjes (në rastin e djemve dhe në disa kontekste, vajzave), është një sfidë e madhe, me të cilën përballen shumë adoleshentë.

Duhet theksuar se në Shqipëri, është bërë njëfarë progresi në ngritjen e kapaciteteve institucionale për zbatimin efektiv të kuadri ligjor dhe të politikave që rregullon të drejtat e fëmijëve. Por praktika e martesës së hershme ende ekziston, dhe nxitet kryesisht nga pabarazia gjinore, varfëria dhe përjashtimi social.

Mungesa e të dhënave zyrtare, nuk lejon dhënien e një  pasqyrë të saktë të prevalencës së martesave të fëmijëve. Sidoqoftë, duhet theksuar se jo gjithmonë, ligjet për mbrojtjen e adoleshentëve nga martesat e hershme, janë efektive ose nuk zbatohen plotësisht.  

“Megjithatë, gjatë gjithë vitit 2021, qeveria i dha prioritet adresimit të martesave të hershme, në kuadrin e saj të politikave kombëtare të buxhetuar për herë të parë. Po kështu, axhenda kombëtare për të drejtat e fëmijës 2021-2026, e miratuar në vitin 2021, përmban objektiva dhe masa për të luftuar këtë praktikë të dëmshme”, thuhet në dokumentin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030.

Instrumentet mbështetëse të reformave

Programi i daljes nga skema e Ndihmës Ekonomike

Punësimi i anëtarëve në moshë pune të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike ka qenë në vemendje të qeverisë qendrore dhe asaj vendore. Mekanizmi më i përdorur i punësimit ka qenë angazhimi në punët publike, por ndonëse janë zbatuar disa iniciativa pilot, ato nuk kanë arritur të prodhojnë punësim të qendrueshëm për anëtarët në moshë pune dhe nxjerrje nga varfëria të familjeve të tyre.

Ligji “Për Asistencën Sociale” ka parashikuar që pagesa e Ndihmës Ekonomike kufizohet në kohë për një periudhë jo më shumë se 5 (pesë) vjet, me përjashtim të përfituesve mbi moshën e pensionit dhe nënave me fëmijë në ngarkim. Kjo nënkupton që përfituesit në moshë pune duhet të dalin të pavarur dhe të ri integrohen në tregun e punës brenda kësaj periudhe pesëvjeçare.

Garancia rinore

Parimi i katërt i Shtyllës Evropiane e të Drejtave Sociale thekson të drejtën e çdo qytetari të BE-së për mbështetje për punësim, të ofruar në kohën e duhur dhe të përshtatur për të përmirësuar perspektivat e punësimit apo të vetëpunësimit.

Sipas këtij parimi, të rinjve u garantohet e drejta ose për të vazhduar arsimimin, trajnimin ose iu ofrohet një punë,  brenda katër katër muajve nga momenti kur mbeten të papunë ose largohen nga arsimi nëpërmjet një programi të quajtur “Garancia Rinore”.

Personat e papunë kanë të drejtë për mbështetje të personalizuar, të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, ndërsa të papunët afatgjatë kanë të drejtën e një vlerësimi individual të thelluar, jo më vonë se 18 muaj nga të qenit i papunë.

Disa nga objektivat e rëndësishëm të vendosura në nivel BE-je janë: deri në vitin 2030 të ulet shkalla e të rinjve NEET të moshës 15-29 vjeç në 9% nga 13.1% në vitin 2021; të rritet % e popullsisë së moshës 20 deri në 64 vjeç të punësuar në 78% nga 73.1% në vitin 2021; të rritet % e të gjithë të rriturve që marrin pjesë në mësim çdo vit në 60% nga 44% në vitin 2019.

Fondi Social i Punësimit

Në vitin 2019, Ligji për Nxitjen e Punësimit, parashikoi krijimin e Fondit Social të Punësimit me qëllim sigurimin dhe administrimin e mekanizmave financiare për nxitjen e punësimit, integrimin dhe përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara.

Fondi Social i Punësimit, do të financohet nga punëdhënësit si dhe nga kontribute të tjera përfshirë dhe ato të donatorëve dhe do të menaxhohet nga AKPA për të financuar punësimin, trajnimin, vetëpunësimin si dhe programet e modifikimit të vendeve të punës për personat me aftësi të kufizuara. Ky fond synon nxitjen punësimin për të paktën 9,030 persona me aftësi të kufizuara në institucionet publike dhe në sektorin privat.

Fondi social i shërbimeve sociale

Fondi Social për financimin e ngritjes së shërbimeve të reja sociale apo konsolidimin e atyre ekzistuese si pjesë e fondit social vendor është sanksionuar me ligj në vitin 2016.

Fondi Social është një instrument i rëndësishëm financiar, efikasiteti i përdorimit të të cilit varet nga përgatitja e NjQV-ve për zbatimin e funksioneve të shërbimeve sociale, por edhe nga vendimet strategjike dhe modalitetet e përdorimit të këtij fondi që përcakton qeveria qendrore.

Ndërmarrjet sociale

Ndërmarrjet Sociale janë një mundësi për punësimin e individëve të pafavorizuar nëpërmjet përdorimit të subvencioneve nga një fond i posaçëm i dedikuar për këtë qëllim që quhet Fondi i Ndërmarrjeve Sociale.

Ligji për “Ndërmarrjet Sociale” është miratuar në vitin 2016, por aktivizimi i tij është kryer për herë të parë në vitin 2018 mbi bazën e një vendimi “për krijimin e fondit në mbështetje të ndërmarrjeve sociale dhe format e mbështetjes nëpërmjet subvencionit për ndërmarrjet sociale” dhe një udhëzimi që rregullonte modalitetet e përdorimit të tij.

Fondi i miratuar për të subvencionuar ndërmarrjet sociale për periudhën 2019-2021 ishte 249,76 milionë lekë, por ky fond nuk u përdor. Aktualisht janë 9 OJF kanë marrë statusin e Ndërmarjeve Sociale, por financimi i tyre ende nuk ka filluar.

Previous Post

Reshjet e dëborës, rreth 300 persona të bllokuar në Qafë Murrizë, qytetarët apel për ndihmë

Next Post

Media britanike ”Daily Star” i bën jehonë Rivierës dhe kulinarisë shqiptare

albnews

albnews

Related Posts

Votimi nga diaspora, 62% e zarfeve kanë mbërritur në KQZ. Sot afati i fundit për tërheqjen e tyre
Albania

Votimi nga diaspora, 62% e zarfeve kanë mbërritur në KQZ. Sot afati i fundit për tërheqjen e tyre

8 May, 2025
Nis skadimi i afatit, KQZ merr në dorëzim 13 mijë fletë votimi të diasporës, në 24 orë
Albania

Nis skadimi i afatit, KQZ merr në dorëzim 13 mijë fletë votimi të diasporës, në 24 orë

7 May, 2025
Lajm i mirë për zgjedhësit, në 11 maj do të votohet edhe me dokumente identifikimi të skaduara
Albania

Lajm i mirë për zgjedhësit, në 11 maj do të votohet edhe me dokumente identifikimi të skaduara

7 May, 2025
Next Post
Media britanike ”Daily Star” i bën jehonë Rivierës dhe kulinarisë shqiptare

Media britanike ''Daily Star'' i bën jehonë Rivierës dhe kulinarisë shqiptare

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vendimi/ Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro

Vendimi/ Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro

8 May, 2025
“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

8 May, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

8 May, 2025
Zv.presidenti amerikan, Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje

Zv.presidenti amerikan, Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje

8 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4667 shares
    Share 1867 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2374 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1856 shares
    Share 742 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM