Draft -marrëveshja midis Iranit dhe SHBA-së që pritet të hyjë në fuqi nëse miratohet nga të dyja palët, është zbuluar për mediat e huaja. Megjithatë Pakistani ka shtuar përpjekjet e ndërmjetësimit mes palëve.
Siç raporton Al Arabiya, plani parashikon një armëpushim të plotë, të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar në të gjitha frontet dhe një angazhim për të mos synuar infrastrukturën ushtarake, politike ose ekonomike.
Drafti përfshin nëntë klauzola kryesore, duke përfshirë:
– Armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar në të gjitha frontet.
– Abstenim nga të dyja palët nga synimi i infrastrukturës ushtarake, politike ose ekonomike.
– Fundi i operacioneve ushtarake dhe ndërprerja e “luftës mediatike”.
– Liria e lundrimit dhe sovraniteti territorial.
lani gjithashtu thekson respektin për sovranitetin dhe integritetin e shteteve, si dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme.


