Ngjarje e rëndë në Gjermani, 2 fëmijë shqiptarë mbyten në rezervuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tragjedi është shënuar në një familje shqiptare që jeton në Greven të Gjermanisë.

Dy prej trinjakëve, vetëm 2 vjeç janë mbytur në një rezervuar me ujë, në të cilën fqinjët mbanin peshq dekorativë .

Ngjarja e rëndë u shënua më 26 qershor 2020.

Të vegjlit ishin kthyer nga kopshti dhe po luanin në shtëpi. E ema kishte disa ditë që kishte qenë e sëmurë.

Në një moment dy prej trinjakëve janë larguar nga oborri i banesës dhe pasi kanë kaluar rrugën e makinave janë drejtuar tek rezervuari i fqinjt, për të parë peshqit.

Kur dy fëmijët janë larguar, binjakja e tretë ka nisur të qajë.

E motra e madhe ka shkuar për ta qetësuar dhe në momentin kur ka parë që nuk kanë qenë në shtëpi dy binjakët ka nisur t’i kërkojë.

Ndërkohë fqinja, një grua e moshuar kur ka parë fëmijët brenda në rezervuar ka nisur të thërrasë ndihmë, ndihmë.

Zërin e saj e ka dëgjuar vajza e familjes dhe ka vrapuar drejt rezervuarit

Menjëherë i ka nxjerrë jashtë fëmijët të cilët janë dërguar me urgjencë me helikopter në spital.

Por, pavarësisht të gjithë përpjekjeve të dy fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë dhe zemra e tyre ndali të premten.

Ngjarja është vërtetë një aksident tragjik tha zëdhënësi i policisë, Andreas Bode pa dhënë detaje të mëtejshme

Ora News mëson se tragjedia ka ndodhur në familjen e Almir Kryemadhit, me origjinë nga Skrapari, por që kishte jetuar në Tiranë. Bashkëshortja e tij është nga Lushnja.

Ata kishin tre vite që jetonin dhe punonin në Gjermani. Një tragjedi e tillë u ra si gjeme familjes e cila vetëm pak ditë më parë kishte festuar 2 vjetorin e trenjakëve, pikërisht më 6 qershor.

Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë komunitetin dhe është përcjelle nga të gjitha mediat gjermane.

Share This Article