Autoritetet amerikane thuhet se kanë nisur një hetim mbi rastet e persekutimit politik në disa vende të Bashkimit Evropian.
Hetimi, ka për qëllim të vlerësojë nëse në disa vende të BE-së ka pasur raste të shkeljeve të të drejtave politike, përfshirë ndjekje penale të motivuara politikisht dhe kufizime ndaj opozitës.
Në këtë kontekst, presidenti Donald Trump, mund të ndërmarrë masa të forta, përfshirë sanksione ndaj BE-së, nëse provohet se ka pasur raste të persekutimit politik.
Një nga rastet që ka tërhequr vëmendjen është ai i ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara dhe ndaj të cilit janë marrë masa nga qeveria shqiptare e udhëhequr nga Edi Rama.
Mbështetësit e Berishës e kanë cilësuar këtë si një rast të pastër të persekutimit politik, ndërsa autoritetet shqiptare kanë argumentuar se vendimi bazohet në luftën kundër korrupsionit.
Mesa duket ky proces është ende në fazat fillestare dhe se nuk janë publikuar ende detaje mbi vendet ose individët që mund të jenë objekt i hetimeve.
Në dhjetor të 2024 në rezolutën e Bashkimit Ndërkombëtar për Demokracinë, theksohet mbështetja e fuqishme e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional si gurë themeli të demokracisë.
Në të shtohet se udhëheqësit e opozitës përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime, duke reflektuar regjime autoritare si Bjellorusia dhe Tunizia.
“Rezoluta shkruan se: duke qenë se IDU mbështet fuqishëm sundimin e ligjit dhe integritetin institucional si gurë themeli të demokracisë, në Shqipëri 12 vite qeverisjes të PS kanë përqendruar pushtetin në një person, duke reduktuar zgjedhjet në një fasadë farsë, atë që themi ne në mënyrë të përditshme.
Udhëheqësit e opozitës përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime, duke reflektuar regjime autoritare si Bjellorusia dhe Tunizia.
Duke qenë se korrupsioni i shfrenuar dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe drejtuesve të PS, të zbuluara nga autoritetet belge, janë alarmante. Kartelet e drogës shfrytëzojnë Shqipërinë për pastrim parash duke ndërlidhur shtetin me grupe kriminale. Përgjimet zbulojnë bashkëpunimin mes zyrtarëve të qeverisë dhe grupeve kriminale për të manipuluar zgjedhjet.
Duke qenë se pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR, maxhoranca socialiste nën kryeministrin Rama ka dështuar të trajtojë abuzimet elektorale dhe ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutën për të dobësuar opozitën. Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, represioni politik po përshkallëzohet, duke shënuar gjykime, arrestime dhe burgosje të motivuara politikisht të liderëve të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri, etj..’