Një zjarr përfshiu një ndërtesë në Indi, së paku gjashtë të vdekur

albnews
By
1 Min Read

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu sot në një ndërtesë 19-katëshe në Mumbai, qendra financiare e Indisë.

Zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër në kondicionerin në një banesë, tha kryebashkiaku Kishori Pednekar.

Qiramarrësit deklaruan se zjarri shpërtheu në katin e 15-të dhe se tymi i zi i dendur përfshiu ndërtesën, e cila u braktis shpejt nga më shumë se 90 persona

Rreth njëzet makina zjarrfikëse e kanë shuar zjarrin pas dy orësh, raportojnë mediat. Të plagosurit u transportuan në dy spitalet aty pranë.

Zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ligjet e ndërtimit dhe standardet e sigurisë po shkelen.

Në gusht, një zjarr vrau tetë pacientë me coronavirus në një spital në Ahmedabad, një qytet i madh në Gujarat. Në dhjetor 2018, një zjarr në një restorant në Mumbai vrau 15 persona.

Share This Article