ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima 4 hours ago
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit 4 hours ago
Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit miliona euro në Maqedoninë e Veriut? 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Nuk i kemi mbajtur mëri shoku-shokut”/ Kur Agolli i rrëfente Podrimjas miqësinë me Kadarenë

albnews by albnews
28 January, 2021
in Albania
0
“Nuk i kemi mbajtur mëri shoku-shokut”/ Kur Agolli i rrëfente Podrimjas miqësinë me Kadarenë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Janë dy prej emrave më të mëdhenj të letërsisë moderne shqipe, ndërsa shpeshherë është përfolur për armiqësi mes tyre.

Por shkrimet dhe kujtimet e Dritëro Agollit tregojnë se, shkrimtari nga Devolli dhe Ismail Kadare kanë qenë miq të mirë me njëri-tjetrin.

RelatedPosts

Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje për furnizimin me energji

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkon masa emergjente për mungesën e gjyqtarëve dhe sigurinë e pamjaftueshme

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Këtë e tregon edhe një dialog i Agollit me poetin Ali Podrimja në 29 qershor 1996.

Dialog me poetin Ali Podrimja , për miqësinë Dritëro – Kadare …29 qershor 1996…

Podrimja: Në të njëjtën ndërtesë jetoni me Kadarenë , po udhët tuaja kanë kahje të ndryshme. Me siguri miqësinë nuk e keni lënduar?

Dritëro: Nuk jemi edhe aq të ndryshëm në pikëpamje me Ismail Kadarenë. Ne i kemi patur të afërta mendimet për letërsinë dhe artin, madje edhe për shoqërinë. Në jetën tonë asnjëherë nuk jemi zënë dhe nuk i kemi mbajtur mëri shoku-shokut. Në rrethana të vështira , jo për fajin tonë , kemi patur edhe ndonjë fërkim. Por e kemi kuptuar fare mirë njëri tjetrin. Kokë më kokë kemi diskutuar gjëra që në atë kohë të fusnin drithmën. Ndryshimi mes nesh është se ai nuk jeton si unë në Shqipëri. Dhe mund të ketë ndonjë mendim të kundërt nga unë për ecurinë e proceseve shoqërore. Këtu qëndron edhe bukuria e shoqërisë pluraliste. Le të ketë mendime të ndryshme. Mendimi duhet respektuar. Nuk është intelektual ai që nuk respekton mendimin e dytë apo të tretë. Unë e ruaj miqësinë me Ismail Kadarenë , pasi e çmoj si një vlerë kombëtare. Për mua nuk kanë rëndësi pikëpamjet qofshin edhe të kundërta në raportet miqësore me Ismail Kadarenë. Në këtë miqësi unë jam i qëndrueshëm , pasi nuk jam as ekzaltues dhe as euforik. Me atë sillem si me bukën. Para bukës njeriu nuk ekzaltohet dhe nuk mburret se ha bukë. Thjesht ha, pasi i hahet. Kështu duhet të jetë miqësia. Edhe ty Podrimja unë të dua si bukën, ndofta me nuanca më të ndezura , më të drejtëpërdrejta. Të dua si njeri dhe si poet , megjithëse shpesh mund të kemi pikëpamje të ndryshme për botën që na rrethon , ti mund t’i shohësh sendet në harmoni , kurse unë mund t’i shoh në kaos, pasi jetoj mes kaosit.

ismail-dritero
ismail-dritero2
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

24 December, 2025
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

24 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK 22/12/2025

Titujt e Gazetave në UK

24 December, 2025
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result