ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë 6 hours ago
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 11 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 13 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 13 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Osmani “godet” Ramën në VOA: S’mund t’i shpëtohet fytyra Serbisë

albnews by albnews
27 September, 2022
in Albania, Kosova
0
Osmani “godet” Ramën në VOA: S’mund t’i shpëtohet fytyra Serbisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani foli edhe për “mbështetjen” që kryeministri Rama i ka dhënë Serbisë në raport me Rusinë.

Ajo tha se disa politikanë shqiptarë nuk mund të shndërrohen si “shpëtues të fytyrës” të Serbisë, lidhur me sanksionet që nuk i ka vendosur ajo Rusisë.

RelatedPosts

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Ajo shtoi se nuk duhet të reduktohen krimet që janë kryer në Kosovë në spastrim etnik, sepse ajo çka ka ndodhur në Kosovë është gjenocid dhe duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë.

Zëri i Amerikës: Zonja presidente a u takuat me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Nju Jork dhe a ka gjasa që marrëdhëniet mes jush të përmirësohen pasi që nuk është sekret që keni pasur disa mosmarrëveshje?

Vjosa Osmani: Unë përmenda se cilat janë dallimet tona. Unë nuk mendoj që qasja ku politikanët shqiptarë, pavarësisht se a janë nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia e Veriut apo nga Mali i Zi apo Presheva, shndërrohen në apologjetik të politikave të Serbisë është diçka që i ndihmon qoftë Kosovës qoftë shqiptarëve. Nuk mendoj që është e drejtë që të arsyetohet qasja dhe veprimet pro-ruse të Serbisë, nuk mendoj aspak që është e drejtë që të arsyetohet Serbia që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë sepse kjo pastaj shkon në ato që quhen politika e “shpëtimit të fytyrës” së një regjimi në Serbi që po ashtu ka shërbyer edhe në kohën e (Slobodan) Millosheviçit.

Po ashtu nuk mendoj që duhet të reduktohen krimet që janë kryer në Kosovë në spastrim etnik, sepse ajo çka ka ndodhur në Kosovë është gjenocid dhe duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë. Sot ta zëmë, ne po përkujtojmë masakrën e Abrisë ku janë vrarë dhjetëra fëmijë, gra e pleq, më i vogli dy vjeçari Valmir Deliu me biberon në gojë është masakruar në mënyrën më mizore të mundur dhe kushdo që e shikon fotografinë e Valmirit të vogël nuk mund ta quajë atë që ka ndodhur në Kosovë thjesht spastrim etnik, sepse ajo që ka ndodhur në Kosovë është gjenocid, gjenocid e krime kundër njerëzimit dhe krime lufte dhe gjithçka tjetër është ndryshim historie. Prandaj edhe janë gjëra që unë i them shumë qartë, sepse nuk mendoj që nëse relativizohen shkojnë qoftë në interes të Kosovës qoftë në interes të shqiptarëve.

Tags: lajme britanilajme kosove
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

20 December, 2025
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result