Shkurret ujore luajnë rol të rëndësishëm në jetën e peshkatarëve pakistanez, por shërbejnë si mure mbrojtëse ndaj katastrofat natyrore për qytetet kryesore të Pakistanit.
Ani pse qeveria ka mbjellë milionë shkurre, ato janë duke u kërcënuar nga njeriut.
Njerëzit kanë prerë shkurret për përfitime materiale dhe kanë vështirësuar planin e qeverisë për mbjelljen e mijëra shkurreve gjatë viteve të ardhshme.
Babar Hussain, koordinator dhe mbikëqyrës i mbjelljes së shkurreve, ka thënë se nëse vazhdon prerja e tyre, nga përmbytjet nuk është i sigurt as kryeqyteti Karachi.
“Kemi mbjellë shkurre, por janë të kërcënuara. Njerëzit që jetojnë në këtë pjesë po i prenë ato dhe nuk kanë mbetur shumë. Kjo ka dëme të mëdha. Shkurret janë muri mbrojtës biologjik për Karachin dhe nëse ato nuk janë aty, askush nuk mund të na shpëtojë”, ka thënë ai.
Peshkatarët përdorin shkurret për ndërtimin e varkave, si rezultat, ata po ua vjedhin qyteteve masat mbrojtëse nga katastrofat natyrore. Shkurret mbrojnë nga stuhitë dhe ciklonet.
Me ndihmën financiare të Komeve të Bashkuara, Pakistani ka planifikuar mbjelljen e 10 miliardë shkurreve ujore deri në vitin 2023.
Ekspertët janë të shqetësuar se ky plan mund të mos jetë i mjaftueshëm.
Shkurret ujore janë burim i madh i oksigjenit. Ekspertët thonë se një shkurre ujore është e barabartë me tetë pemë të rritura plotësisht që ofrojnë oksigjen për një person.
“Kemi vlerësuar se një hektarë shkurre ujore mund të thithë 0.6 tonë dyoksid karboni dhe 1.2 tonë çdo vit”, ka thënë ai.
Ambientalistët kanë nisur një fushatë për të bindur peshkatarët që të mos dëmtojnë shkurret ujore. Mirëpo as ata nuk kanë tjetër qare për mbijetesë. Thonë se nga peshkimi varet krejt jeta e tyre.