Sot dhe nesër kryeministri Rama do të takohet me homologun grek Mitsotakis, ku në fokus të diskutimeve pritet të jetë nisja e një dialogu të ri për arritjen e një marrëveshje për detin.
Media greke i ka kushtuar artikuj takimit dhe sipas tyre pritet që marrëveshja për detin mes dy vendeve të jetë e ngjashme me atë që Greqia ka arritur me Egjiptin.
“Kryeministri grek pritet të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm Egjiptian, e katërta vetëm disa ditë pas marrëveshjes së të dy vendeve për caktimin e kufijve, ndërsa një marrëveshje e ngjashme, padyshim me kushte të tjera, pret të ketë sukses me z. Rama”,shkruajnë mediat greke.
Media, teksa citon kryeministrin shqiptar, shkruan se sipas Ramës marrëveshja me Greqinë për detin nuk u arrit për shkak të ‘problemeve’ në Shqipëri, si ajo e nevojës për rindërtimin pas tërmetit. Më tutje media greke shkruan se Rama ka shprehur optimizëm për arritjen e një pakti ndryshe nga ai i vitit 2009.