Panik në bord, momenti i frikshëm kur avioni prek tokën me gomën e përparme të dëmtuar

albnews
By
1 Min Read

Momente paniku kanë përjetuar pasagjerët dhe stafi i një aeroplani të kompanisë “Ryanair” gjatë uljes në aeroportin e Dublinit ditën e djeshme.

Avioni FR5542, që vinte nga Liverpooli, pati një problem me gomën e përparme gjatë uljes, por fatmirësisht nga ky incident nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale.

Mbërritjet e avionëve në aeroportin e Dublinit u pezulluan gjatë incidentit dhe Pista Jugore në aeroport mbeti e mbyllur gjatë gjithë mbrëmjes.

Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e aksidentit të avionit, ndërsa piloti arriti ta mbajë avionin në pistë, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Share This Article