Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku nga konferenca “Roli i Parlamentit në procesin e Berlinit”, u shpreh se Parlamenti duhet të luajë një rol kyç në integrimin e Shqipërisë.
Duke folur në konferencën mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”, Tabaku shtoi se ky proces duhet të lëvizë përtej letrës dhe të jetë më praktik për qytetarët.
Shumë të nderuar kolegë të Komisioneve të Integrimit nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnia Hercegovina, Mali Zi, Serbia dhe së fundmi Shqiperia, mire se erdhët në Tiranë dhe është kënaqësi e veçantë të çelim bashkë këtë takim për të diskutuar mbi rolin e parlamenteve në Procesin e Integrimit dhe veçanërisht atij të Berlinit.
Sot, bota edhe veçanërisht rajoni ndodhen në një dinamikë të re, në një prizëm të ri, që rrezikon jo pak paqen e ndërtuar me aq mund që pas luftës së fundit në rajonin tonë. Një paqe të ardhur falë një procesi që i ka dhuruar jo pak Europës pasi ndodhen në një betejë mes të djeshmes dhe të nesërmes, ndodhen mes një procesi të gjatë e të lodhshëm por që pak nga pak po fillon të japë reziltate të para për qytetarët!
Qoftë nga njohja e diplomave, në marrëveshjen e tarifave Roaming, të lëvizjes së lirë me ID për te cilat na foli znj Bregu si punë të mira të RÇ, por qoftë dhe me agjendën e lajmëruar më parë në samitit të javës së ardhshme. Fatmirësisht, kësaj radhe samiti do të ketë fokus edhe thembrën e Akilit të rajonit tonë; ekonominë! Me filozofinë e drejtë të integrimit përpara anëtarësimit, me fokus Tregun e Përbashkët Rajonal dhe me ekonominë si promotor e shtysë e ndërveprimot rajonale.
Rruga e Europës në Ballkanin Perëndimor me të drejtë duhet të kalojë, e në fakt sipas meje, duhet të kishte kaluar më herët tek përbashkimi ekonomik. NJë mundësi dhe ofertë që do të sigurojë jo vetëm një TPR por edhe një ndërlidhje në shërbim të qytetarëve dhe padyshim në shërbim të Europës që mund të zgjerojë investimet e huaja direkte në rajonin tonë.
Ne jemi sot këtu për të diskutuar çfarë mund të bëjmë më shumë e më mirë por sigurisht dhe më ndryshe me Parlamentet tona dhe unë falenderoj znj Nikollën që mbështeti këtë iniciativë ku parlamenti shqiptar të ishte nikoqir do thonin disa nga miqtë tanë për të gjitha vendet e rajonit.
Shikoni, Parlamenti jonë si çdo parlament i rajonit, e ka më përzemër debatin partizan me njëri tjetrin. Prandaj nuk do ju tregoja asgjë të re nga çndodh tek ne pasi e di që ndodh dhe tek ju. Por, fatmirësisht për çështje jetike si integrimi Europian ne kemi tendencën të ulim tonet tona të larta dhe jemi bashkuar për të rritur rolin e kuvendit dhe për këtë arsye amenduam me 140 vota Ligjin e Rolit të Kuvendit në procesin e integrimit për të rritur pjesëmarrjen e Parlamentit në këtë proces, që shpresoj të jetë shembull dhe për vrnde të tjera ta rajonit!
Roli i parlamenteve në procesin e anëtarësimit në BE është thelbësorë në dy këndvështrime, përkatësisht nëpërmjet ushtrimit të vazhdueshëm të funksioneve të tij mbikëqyrëse mbi performancën e qeverisë, si dhe përmes mundësisë për të siguruar një përfshirje të gjerë të opozitës dhe palëve të tjera të interesit në këtë proces kombëtar kyç, duke pasur parasysh funksionin e tij përfaqësues, e pikërisht në rolin legjislativ që ka kuvendi rolin thelbesor me përqfrimin e standarteve të BE, me miratimin e ligjeve ne jo vetëm mirëtojmë acqui po vendosim standarte të reja!
Dhe që ky proces të dalë nga duart burokratike të qeverive dhe letrave të saj mal, kam kërkuar me kohë që ta kthejmë atë në një proces kombëtar. Pasi jam e bindur që ky proces është një hop real dhe cilësor i çdo shoqërie në rajonin e BP. Jo vetëm për përfitimet ekonomike, por mbi të gjitha për përfitimet dhe fuqinë transformuese që ky proces ka për rajonin dhe shoqëritë tona.
Ky proces është një investim për të ardhmen për ne dhe për qytetarët e vendeve tona. Prandaj komisioni Çështjeve Europiane në Shqipëri ka filluar pak muaj më parë seancat e dëgjesat për të informuar deputetët e kontrolluar/monitoriar qeverinë me të parën ku ishte znj Bregu dhe zv. KM për projektet infrastrukturore e digjitale në kuadër të Procesit të Berlinit.
Më pas duke vijuar me seanca të veçanta për kualifikimet profesionale, njohjen e diplomave dhe akreditimeve, e deri tek cfarë ka ndodhur me aksesin me lëvizjen me karta ID e mbas sumit javës tjetër do vijojmë me tregun rajonal me ekonominë e financanën si mënyrën më të mirë për të shtyrë standartet europianë në bzineset shqiptare e pikërisht ky ëahtë roli që mund të ushtrojnë parlamentet tona.
Në fund të ditës sot secili nga depuetët duhet të pyesë veten a mundet diolomacia parlamentare, parlamenti si paltformë debati, parlamenti si arenë diskutimesh të thyejë tabù të bashkëpunimit përtej kufinjve! A është Eruopa më e madhe më e sigurtë më e fortë mbas konflikteve në rajon! A ka vend terrorizmi kur diplomacia mund të thyejë mure më të forta!
Mbase, i takon parlamenteve që të jenë zëri i arsyes edhe aty ku zëri i egos dhe konfliktit kërkon të prevalojë. Në një përpjekje për të ndërtuar një të ardhme për fëmijët tanë jo në një fuçi baruti, siç edhe Ballkani ka marrë namin e keq, por në një dhomë të shtëpisë së madhe Europiane.
Për të ndërtuar Europën në Ballkanin Perëndimor do të na duhet të sakrifikojmë pak nga egoja jonë që nuk kërkon bashkëpunimin. Të heqim dorë nga kërkesat që mohojnë realitetin dhe të shohim drejt së ardhmes pa u varur nga fantazmat e të shkuarës.
Prandaj nuk është e pamundur që Kosova dhe Serbia sot të rinis një dialog me qëllim zgjidhjen e problmeve dhe jo krijimin e alibisë për t’u larguar nga tavolina. Ky është një detyrim që ia kemi brezave aspardhës për një rajon në BE, siç duhet të jetë, edhe jo peng i të djeshmes siç fatkeqësisht është ende sot!