Partitë pro serbe fitojnë zgjedhjet e pjesshme në Mal të Zi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partitë pro serbe dhe pro ruse janë fituese të zgjedhjeve të pjesshme vendore që u mbajtën të dielën në Malin e Zi.

Në bazë të rezultateve paraprake, Partia Demokratike e Socialistëve të Presidentit aktual Milo Gjukanoviç humbi në 11 nga 14 komunat ku u mbajtën votimet, përfshi këtu edhe Podgoricën.

Ndonëse në shumicën e komunave partia proeuropiane e Gjukanoviç ka marrë më shumë mandate, ajo për shkak të shanseve te pakta për të krijuar koalicione paszgjedhore nuk do mund të qeverisë në pushtetin vendor në shumicën e këtyre komunave.

Kështu, në Podgoricë mediat malazeze flasin për një koalicion të mundshëm të “Fronti Demokratik”, “Demokratëve” dhe partisë së sapo themeluar “Evropa Tani”, e cila në fakt konsiderohet edhe si fituesja e zgjedhjeve të së dielës, pasi arriti të marrë 13 mandate.

Përveç Podgoricës, Partia Demokratike Socialiste me aleatët e vet humbi Danilovgradin, Kolashinin, Zhablakun, Plevlen, kurse arriti të mbajë pushtetin në Bijelo Pole dhe Tivar.

Fronti Demokratik pro-serb arriti ta ruajë pushtetin në Budva.

Përtej rëndësisë që kanë për qeverisjen e pushtetit vendor, zgjedhjet e pjesshme të së dielës ishin edhe një test mes dy grupimeve politike, ku në njërën anë qëndronin partitë e promalazeze të udhëhequra nga Milo Gjukanoviç dhe në anën tjetër ishin partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura ndryshe edhe si grupimi pro rus dhe pro serb.

Zgjedhjet e 23 Tetorit konfirmuan gjithashtu Partinë Ura të Dritan Abazoviç si një forcë politike e rëndësishme tashmë në Malin e Zi, pasi ajo ka mundur të sigurojë një rezultat pozitiv, krahasuar me zgjedhjet pararendëse.

Tv Klan

Share This Article