Partitë politike këtë verë po e kalojnë me aktivitete të përditshme, tribuna, takime me qytetarë, sikur të ishin në një fushatë për zgjedhje lokale. Fushata po intensifikohet ndërsa zgjedhjet lokale madje ende nuk janë shpallur, shkruan Zhurnal.
LSDM-ja tanimë ka publikuar 30 kandidatë komunash. Petre Shilegov është konfirmuar në Shkup, Konstantin Georgievski në Ohër, Milikije Halimi në Haraçinë e kështu me radhë. Shumica prej kryetarëve aktual të komunave nga radhët e LSDM-së do të kandidojnë për një mandat të dytë.
VMRO-DPMNE-ja ka filluar fushatën “Maqedonia për të gjithë njerëzit” në korniza të së cilës do të mbajë tribuna të dedikuara në disa fusha. Qëllimi është partia të promovojë politika, masa dhe vlera por edhe VMRO tanimë ka publikuar disa nga kandidatët. Sipas Mickoskit, VMRO do të kandidojë me 95% emra të rinjë të cilët nuk janë fare të okrruptuar dhe do të punojnë me nder.
Edhe në BDI situata është pothuajse e njejtë, ndërsa kjo parti do të rikandidojë kryetarët aktual të komunave. Në Tetovë përsëri përmendet Teuta Arifi, ndërsa në Likovë Erkan Arifi. Në Gostivar përmendet përsëri Nevzat Bejta. Pritet që në fund të muajit liderët e BDI-së dhe LSDM-së të takohen dhe të bisedojnë për koalicionim në nivel lokal.Reklamë
Në BESË gjithashtu dihet se lideri i partisë Bilall Kasami do të kandidojë për kryetar të Tetovës, ndërsa në Gostivar, Taravarit dhe Bejtës do u dalë përballë Fadil Zendeli.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, siç njoftuan nga partia, kandidatët do ti publikojnë më 15 gusht. Nga atje thonë se do të bashkëpunojnë me cilëndo parti pa dallime.
Ndryshe zgjedhjet lokale në RMV pritet të mbahen në fund të tetorit. Si datë më e mundshme pritet të jetë 17 tetori. Në rast të tillë, disa ditë të fushatës pritet të bashkëmbahen me regjistrimin e popullsisë sepse regjistrimi është paraparë të përfundojë më 30 shtator. Këto zgjedhje pritet të jenë të parat të cilat do të realizohen duke votuar me shenja gishti./Zhurnal.mk/