Patozi: Jemi e vetmja ofertë që do të kandidojmë me lista të hapura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ne jemi e vetmja ofertë që do të kandidojmë me lista të hapura”, tha në një intervistë televizive, kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ndërsa theksoi se do bashkëpunojë me Topallin si dhe mbeten të hapur edhe për parti të tjera.

Patozi tha sot “pjesa tjetër e politikës nuk ka ndryshuar asgjë”. “Mjafton të shohësh pazarin e fundit të një vendi të sigurt në listë që po zhvillohet në PD. Kjo është një shëmti dhe një pasqyrë e degradimit të politikës në vitet e fundit”, u shpreh ai.

Po ashtu, Patozi tha se do bashkëpunojë me Jozefina Topallin, por u ka bërë thirrje dhe partive të tjera të bashkëpunojnë.

“Ne kemi rënë dakord dhe me shumë gjasa mund të arrijmë një marrëveshje me Topallin dhe shumë të tjerë, sepse nuk është e thënë që ne duhet të mbyllin dyert. Ka dhe forca dhe personazhe të tjera politike që mund t’i bashkohen kësaj liste”, tha ai.

Share This Article