Pele pritet të lirohet nga spitali

albnews
By
1 Min Read

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, pritet të lirohet shumë shpejt nga spitali pas afër një muaji atje, ka thënë të mërkurën vajza e tij, Kely Nascimento.

80-vjeçari u desh t’i nënshtrohej një operimi në zorrën e trashë ku i është larguar tumori më 4 shtator, ndërsa i ka kaluar disa ditë në kujdes intensiv pas operimit.

“Tani ai është më i fortë dhe do të lirohet nga spitali për ta vazhduar shërimin në shtëpi”, ka shkruar Kely Nascimento në “Instagram”, duke shtuar se ajo do të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku edhe jeton.

Spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo nuk e ka konfirmuar se ylli brazilian do të lirohet shpejtë nga spitali.

Pele ka publikuar disa fotografi dhe video në rrjetet sociale duke treguar shërimin në spital. Tumori i është gjetur kur i është nënshtruar disa kontrollimeve mjekësore në fund të muajit gusht.

Pele e fitoi Kupën e Botës në vitin 1958, 1962 dhe 1970.

Mbetet golashënuesi më i mirë i Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje.

Share This Article