Për Zvicrën kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Zvicrës në Kosovë i ka quajtur spekulime informacionet se shteti helvetik ka ndërprerë investimet në Mitrovicën e Veriut, “pasi që nuk dëshiron të shpenzojë mjete në një territor që diskutohet se do t’i bashkëngjitet një shteti tjetër, në këtë rast Serbisë”.

Në një përgjigje për KOHËN, ambasada e Zvicrës ka thënë po ashtu se spekulimet për ndryshimin e kufijve të Kosovës nuk merren parasysh për projektet e saja.

Në përgjigjen e ambasadës zvicerane të cilën e kanë dhënë për gazetën “Koha Ditore” thuhet se diskutimi për kufijtë e Kosovës është i pavlefshëm.

“Shteti i Zvicrës implementon projektet e saj në Kosovë me partnerët e saj serioz duke u bazuar në marrëveshjet dhe rregullat. Sovraniteti i Kosovës dhe integriteti i saj territorial është i padiskutueshëm. Spekulimet për shkëmbim të territorit, lëvizje të kufirit etj, nuk kanë fuqi ligjore dhe nuk mund të merren parasysh për zbatimin e projekteve tona”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Share This Article