Përkundër pandemisë, japonezët shijojnë lulen e qershisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bima më e famshme në Japoni është lulja e qershisë, kurse fara e saj çel në fund të marsit dhe në fillim të prillit

Artistët japonezë i kanë kushtuar mijëra vargje dhe piktura lules së qershisë (sakura) dhe një numër festivalesh pranverore janë organizuar për nder të saj. Ajo është një nga simbolet e rëndësishme të kulturës japoneze, shkruan Anadolu Agnecy (AA).

Pavarësisht masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), qytetarët vërshuan parqet për të parë gjethet e luleve të hapura në fund të marsit dhe në fillim të prillit. Rrugët e Tokios tashmë kanë marrë ngjyra të bukura.

Të shikosh lulen e qershisë është një zakon japonez që përfshin njerëz të të gjitha brezave. Çdo vit, një numër i madh i turistëve vendas dhe të huaj kalojnë pjesën më të madhe të kohës në parqe duke u përpjekur të bëjnë fotografitë më të bukura të lules së qershisë, e cila është paralajmëruese e pranverës dhe simbol i bukurisë së përsosur në vendin ku lind dielli.

Rituali përfshin këndimin e këngëve të veçanta dhe shijimin e ushqimeve tradicionale.

Këtë vit, megjithatë, situata është disi më ndryshe për shkak të koronavirusit dhe masave që po zbatohen në gjithë botën për të luftuar përhapjen e infeksionit. Në Japoni, regjistrohet një numër më i vogël i njerëzve të infektuar, por ndikimi i COVID-19 ndihet.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila u fut në rajone të ndryshme të vendit në periudhën janar-mars, u hoq plotësisht në fillim të javës.

Megjithatë, autoritetet paralajmëruan qytetarët se nuk ka aktivitete ose ngjarje në parqet ku ndodhen pemët sakura.

Duke përfituar nga heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, japonezët nuk hoqën dorë nga tradita e tyre dhe shkuan për të parë këto lule.​​​​​​​

Share This Article