ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët 3 hours ago
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar? 8 hours ago
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë 8 hours ago
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit 9 hours ago
“Pakica nuk shantazhon dot shumicën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Përmbytjet, Meta: Shteti të ngrihet në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës dhe të pronës

albnews by albnews
8 January, 2021
in Albania
0
Përmbytjet, Meta: Shteti të ngrihet në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës dhe të pronës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas rëndimit të situatës me përmbytjet, presidenti Meta apelon strukturat shtetërore të ngrihen në këmbë për të garantuar sigurinë e jetës dhe të pronës.

“Në kushtet, kur sipas të gjitha parashikimeve, situata pritet të përkeqësohet, i kërkoj me forcë Qeverisë, ministrive përgjegjëse, Prefekturave dhe Bashkive, të marrin menjëherë dhe pa vonesa të justifikuara, të gjitha masat e duhura për të garantuar mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronave të qytetarëve.

RelatedPosts

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

“Pakica nuk shantazhon dot shumicën”, Berisha i përgjigjet Ballës: Me zgjedhjen e Endrit Shabanit shkelmuan çdo mundësi bashkëpunimi

U kujtoj ministrive, që kanë detyrime kushtetuese dhe ligjore për Mbrojtjen Civile, sipas fushave të përgjegjësive, të dëshmojnë përgjegjshmëri dhe angazhim konkret në këtë drejtim. U bëj thirrje Prefektëve dhe Kryetarëve të Bashkive në zonat me rrezik të shtuar, të mbledhin menjëherë Komisionet e Mbrojtjes Civile dhe të angazhojnë në terren të gjitha strukturat operacionale për minimizimin e pasojave të përmbytjeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në këtë situatë, duhet të jetë më kërkues ndaj kompanive që kanë detyrime për mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore.Të gjitha strukturave shtetërore të ngarkuara me përgjegjësi për menaxhimin e situatës duhet të veprojnë pa zvarritje.

I kërkoj publikisht Prokurorisë të jetë e vëmendshme për çdo raste të shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë. Jeta, shëndeti dhe pronat e qytetarëve, duke patur në konsideratë edhe pasojat e rënda të pandemisë COVID-19, duhet të jenë prioritet absolut”, tha Meta.

Kreu i Shtetit thotë se është papërgjegjshmëri ekstreme dhe e dënueshme ligjërisht, që alarmi i Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit mbi rrezikun e përmbytjeve në vend, me pasoja tepër të rënda, nuk po merret seriozisht nga institucionet shtetërore, duke vënë në rrezik jetën, shëndetin dhe pronat e mijëra qytetarëve në mbarë vendin, qartësisht të braktisur në mëshirë të fatit.

“Ende sot, asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk ka komunikuar zyrtarisht me popullatën për t’a informuar mbi masat e marra për përballimin e kësaj situate të vështirë.Qytetarët meritojnë të informohen me transparencë dhe këtij detyrimi kushtetuese nuk mund t’i shmanget askush!

Sipas të dhënave nga terreni, me qindra hektarë tokë rezultojnë të përmbytura në Qarqet Tiranë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Fier, Gjirokastër e Sarandë, dhe vetëm në Durrës, raportohen nga autoritetet mbi 410 hektar tokë nën ujë.

Probleme serioze mësohet të ketë veçanërisht në Shkodër, Lezhë, por dhe në Vlorë, ku për orë të tëra disa segmente të rëndësishme rrugore, edhe lagje brenda qyteteve, kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke nxjerrë në pah abuzimet korruptive, të reflektuara në cilësinë e dobët të investimeve, kryesisht në rrjetet kulluese”, tha presidenti Meta.

Meta nënvizon se problematika të mëdha janë konstatuar lidhur me mospastrimin e kanaleve kulluese të Ujrave të Larta, si dhe mosvënia në punë me kapacitet të plotë, të të gjithë hidrovorëve.

“Në akset kryesore rrugore, raportohen rrëshqitje dherash, ndërkohë që prezenca e kompanive me detyrime kontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar, lë për të dëshiruar. Në Veri të vendit, si rezultat i rreshjeve të dëborës, janë bllokuar disa segmente rrugore, si Bog-Theth dhe ajo e Malit të Shoshit, ku trashësia e deborës kalon mbi 120 cm dhe ku nuk garantohet kalueshmëria dhe qarkullimi normal i mjeteve dhe njerëzve. Asnjë masë në ndihmë të banorët të këtyre zonave, tashmë të bllokuara, nuk është marrë paraprakisht”, deklaroi Meta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

PS krijon “policinë politike” kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

15 December, 2025
Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

Provokimi i gazetës greke: A ishte Skënderbeu vërtet shqiptar?

15 December, 2025
ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

15 December, 2025
Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result