• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Përpjekjet e Kinës për forcimin e lidhjeve me vendet e Afrikës

Përpjekjet e Kinës për forcimin e lidhjeve me vendet e Afrikës

by albnews
22 January, 2023
in Bota
0
4
VIEWS

Ministri i ri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, përfundoi turneun e tij të parë në Afrikë këtë javë, gjatë së cilës ai vizitoi pesë vende. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Kate Bartlett nga Johanesburgu, ministri Qin Gang theksoi se Kina nuk e sheh kontinentin si një qendër të re të konkurrencës mes Perëndimit dhe Pekinit.

Për më shumë se tre dekada, ka qenë traditë që udhëtimi i parë jashtë vendit i kryediplomatit kinez të jetë në Afrikë. Edhe ministri i ri i Jashtëm Qin Gang e respektoi këtë traditë.

Pekini, në vitet e fundit, ka investuar shumë në projekte infrastrukturore në kontinentin e Afrikës përmes nismës ‘Një Brez, Një Rrugë’.

Disa analistë thonë se Shtetet e Bashkuara tani janë mbrapa në konkurrencën me Kinën në marrëdhëniet e tyre me Afrikën. Në dhjetor, presidenti amerikan Joe Biden ishte mikëpritës i një takimi me udhëheqësit afrikanë në Uashington.

Kina nuk e sheh veten në konkurrencë me Shtetet e Bashkuara në Afrikë, tha ministri Qin Gang gjatë vizitës në Etiopi.

‘Afrika ka nevojë për solidaritet dhe bashkëpunim, jo konfrontim mes fuqive. Asnjë person, apo vend nuk ka të drejtë të detyrojë vendet afrikane, apo popullin afrikan të mbajë anën e një blloku’, tha ai për televizionin shtetëror kinez.

Në Etiopi, ministri i jashtëm kinez inauguroi Qendrën e re Afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve, ndërtimi i së cilës kushtoi 80 milionë dollarë dhe ishte dhuratë e Kinës.

Hapja e kësaj qendre në Afrikë ishte një fitore diplomatike për Kinën, thotë Paul Nantuyla nga Qendra Afrikane për Studime Strategjike.

‘Vizita e ministrit Qin Gang synoi të dërgonte disa mesazhe strategjike. Mesazhi i parë është se marrëdhënia mes Kinës dhe Afrikës është e qëndrueshme, e shumëanshme dhe e ankoruar mirë’, thotë analisti Paul Nantulya.

Ministri i jashtëm Qin Gang njoftohet se kishte rënë dakord të falte një shumë të caktuar të borxhit të Etiopisë dhe kishte premtuar ndihmë për rindërtimin e rajonit verior Tigrej, pas përfundimit të një lufte civile dyvjeçare atje. Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan i kërkoi Kinës të mbështesë organin rajonal në përpjekjet për të siguruar një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 ‘Kontinenti afrikan, me 1.3 miliardë banorë dhe 54 shtete anëtare, ka të drejtën të jetë anëtar i kësaj qeverisjeje ndërkombëtare dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit’, thotë Moussa Faki Mahamat, kryetar i Komisionit të Bashkimit Afrikan.

Nga Etiopia, ministri i jashtëm kinez udhëtoi në Benin dhe Gabon, që analistët thonë se ishte në përputhje me qëllimin e Kinës për të zgjeruar nismën ‘Një Brez, Një Rrugë’ në rajonet frankofone të Afrikës Perëndimore.

Ai u ndal në Angola, një partner kyç i sigurisë dhe më pas udhëtoi për në Egjipt, një vend me rëndësi strategjike për Kinën për shkak të investimeve të shumta atje, duke përfshirë kryeqytetin e ri administrativ që po ndërtohet jashtë Kajros dhe Kanalin e Suezit.

Ministri i jashtëm kinez Qin Gang zhvilloi takime jo vetëm me zyrtarë të qeverisë egjiptiane, por edhe me ata të Lidhjes Arabe, duke shprehur dëshirën e tij për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez. Analistët thonë se zoti Gang mund të ketë një qasje të ndryshme në krahasim me paraardhësit e tij.

‘Kur ai ishte ambasador në SHBA, ai njihej për ashpërsinë në disa nga deklaratat e tij. Ndoshta ai është larguar nga Shtetet e Bashkuara me perspektivën e tij nga angazhimi në ato qarqe politikash. Kështu që ndoshta ai ka disa këndvështrime dhe pikëpamje krejt të ndryshme mbi diplomacinë globale’, thotë Lauren Johnston nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare të Afrikës së Jugut.

Ndërsa ministri kinez Qin Gang u largua nga Afrika, Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen mbërriti për një vizitë në tre vende të kontinentit, duke sinjalizuar rëndësinë gjeopolitike të Afrikës.

/VOA

Previous Post

Brenda fermës ku bimët e kanabisit shkojnë deri në 3 metra

Next Post

Nisin festimet, Viti i Lepurit ndriçon Kinën

albnews

albnews

Related Posts

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani
Bota

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë
Bota

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?
Bota

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Next Post
Nisin festimet, Viti i Lepurit ndriçon Kinën

Nisin festimet, Viti i Lepurit ndriçon Kinën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM