Përplasen në Tiranë Kurti dhe kryeministrja serbe: Dëshironi të na pushtoni sërish?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku mori pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç kërkoi që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet.

Media serbe Tanjug raporton se Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Kjo ka sjellë edhe përplasjen mes tij dhe kryeministres serbe.

Ana Bërnabiç u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë. “Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ajo.

Bërnabiç ka thënë se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Ndërsa Kurti i është drejtuar me ironi: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Bërnabiç u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”

Share This Article