Piloti hum jetën deri sa po shuante zjarret me helikopter

albnews
By
1 Min Read

Një helikopter për shuarjen e zjarreve është rrëzuar e për pasojë ka humbur jetën piloti i helikopterit, i cili ishte personi i vetëm në bord.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Coalinga-s në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thanë autoritetet. Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi zjarrfikësit po luftojnë me qindra vatra zjarri.

Mijëra njerëz në zonat afër San Francisko janë evakuar për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë rajonin. Më i rrezikuar është qyteti i Vacaville me rreth 100 mijë shtëpi dhe që shtrihet mes San Francisko dhe Sacramento, shkruajnë mediat e huaja.

Share This Article