Plani ‘pa plan’ i Braverman për emigrantët – T’ia lërë Francës në dorë, ose t’i çojë në Ruandë

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raportet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të zëshme sa javët e fundit, ku një deklaratë nga sekretarja britanike për Punët e Brendshme, Suella Braverman, mbi emigrantët shqiptarë, nxiti një mori reagimesh, përfshi atë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili për median shtetërore britanike BBC, deklaroi se komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, është më se i integruar.

Pikërisht mbi këto premisa, u ngrit sërish në temë edhe kauza e emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë.

Për Braverman, shifrat në rritje gjatë këtij viti për kalimin e jashtëligjshëm të shqiptarëve drejt ishullit, janë tregues i një “pushtimi”.

Nga ana tjetër, Rama mendon shqiptarët, janë thjesht një alibi për dështimet e anglezëve në politikat e viteve të fundit me emigrantët.

Mandej, duhet të fliste edhe vetë kryeministri i sapo zgjedhur britanik, Rishi Sunak, mbi çështjen, duke u përpjekur të “ulë gjakrat” dhe të zbusë retorikën mes vendeve.

Por, ajo e cila “nuk po zbutet”, është vetë Braverman, pasi mendon se e ka zgjidhjen.

Kështu të paktën ka thënë në një editorial të shkruar për median britanike “The Mail Plus”.

Veçse, nëse editoriali lexohet me vëmendje, është tejet e kuptueshme se plani i saj, është pa plan!

Kështu, një prej pikave të cekura nga sekretarja britanike, është bashkëpunimi më i fortë me Francën.

Ky bashkëpunim, është zbehur në dy vitet e fundit pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Ndaj, pala franceze, edhe nuk e ka pasur shumë prioritet mbrojtjen e daljes së mjeteve lundruese nga brigjet e saj drejt ishullit britanik.

Megjithatë, Braverman pretendon se qeveritë e fundit konservatore, kanë arritur të shfaqin rezultate shumë të mira në vitet e fundit, kur kanë ndaluar mbi 29 mijë kalime të jashtëligjshme me punën e bashkërenduar të autoriteteve.

Po ashtu, ajo përshëndet edhe pranimin për forcim të bashkëpunimit, nga ana e vetë presidentit francez, Emmanuel Macron.

Thelbi në tërësi?

Le t’i ndalojë Franca emigrantët (përfshi ata shqiptarë), për të pasur më pak prurje në brigjet britanike.

Ndër të tjera, një aspekt i përmendur, është edhe rikthimi i një marrëveshjeje me Ruandën për burgjet, ku “plani” është të dërgohen aty emigrantët e jashtëligjshëm, si një shembull force dhe frikësimi për të tjerët.

Sërish, konkretisht, Braverman shkruan: Le ta dinë se po kaluan kanalin e La Manche, do të shkojnë në Ruandë apo në çdo vend tjetër që ka marrëveshje me Britaninë dhe jo në tokën tonë.

Sa për politikën britanike mbi emigrantët – tejet e kritikuar për vitet e fundit të qeverisjes konservatore – asnjë fjalë nuk shkruhet nga zyrtarja e lartë britanike.

Ajo vetë është gjenerata e dytë e një çifti emigrantësh të ardhur nga Kenya dhe ishujt Mauritius në vitin 1960 në Mbretërinë e Bashkuar.

Por, qasjen dhe “planin” për emigrantët, në vend t’i ketë me politikë integruese, i ka me tonalitete përjashtuese.

Domethënë, një plan “pa plan”.  

Share This Article