Po luante në këndin e lojërave dhe goditet nga rryma elektrike, shpëton mrekullisht 11-vjeçari në Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 11-vjeçar është goditur nga rryma elektrike teksa po luante në një kënd lojërash në Nea Joni në Greqi, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Mediat greke shkruajnë se fëmija ishte duke luajtur me shokët e tij kur vuri dorën mbi telat e zhveshur që dilnin nga një shtyllë elektrike. Djali u godit nga rryma dhe ra në tokë, duke u përpëlitur nga dhimbjet.

Nëna e tij, e cila ndodhej aty pranë, vrapoi në ndihmë, ndërsa 11-vjeçari ankohej për dhimbje në zemër.

“Fëmija ishte shtrirë në tokë dhe bërtiste ‘Më dhemb, dhemb’”, tha nëna e fëmijës.

Share This Article