Policia arreston anPolicia arreston anëtarë të mafias në sektorin e kujdesit shëndetësortarë të mafias në sektorin e kujdesit shëndetësor në Itali

albnews
By
1 Min Read

 Policia italiane ka arrestuar disa të dyshuar të mafias, për të cilët beson se janë aktivë në sektorin e kujdesit shëndetësor, njoftuan sot zyrtarët.

Anëtarët e mafias dyshohet se kanë ndikuar në mënyrën se si autoriteti shëndetësor i Kalabrisë i ka dhënë kontratat dhe kanë marrë një kontratë për të ofruar shërbime pastrimi në spitale dhe objekte administrative.

Të dyshuarit, gjithashtu, dyshohet se kanë marrë vaksinime kundër COVID-19 më herët sesa ishte menduar, sipas sistemit të përparësisë në Itali.

Gjatë bastisjeve në disa provinca, u arrestuan 117 persona të dyshuar si anëtarë të Ndrangheta-s të mafias kalabreze.

Nëntë prej tyre u burgosën, sipas një deklarate të policisë financiare në Reggio Calabria.

Policia gjithashtu mori kontrollin e kompanive me një vlerë totale prej rreth 12 milionë eurosh.

Të dyshuarit akuzohen për shoqatë mafioze, korrupsion dhe zhvatje, mes akuzave të tjera.

Bastisjet u kryen në provincat e Reggio Calabria, Romë dhe Milano, ndër të tjera.

Share This Article