Connect with us

Maqedonia

Politika në RMV në zi, të gjitha partitë shprehën ngushëllime për tragjedinë e Koçanit

Published

on

Partitë në skenën politike të Maqedonisë së Veriut kanë reaguar lidhur me tragjedinë në Koçani.

Partia maqedonase në pushtet, OBRM-PDUKM e ka cilësuar rastin si të kobshëm për shtetin, teksa ka uruar shërim të shpejtë për personat e lënduar.

‘Mendimet tona janë me ata që i kanë humbur të dashurit e tyre. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të viktimave – forcë për ta përballuar këtë humbje të paimagjinueshme. Të gjitha institucionet kompetente – shërbimet shëndetësore, policia, pushtetit lokal – të ndërmarrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të ofruar mbështetje për familjet e prekura”, deklaruan nga OBRM-PDUKM.

Nga koalicioni shqiptar në qeveri, VLEN shpreh ngushëllime për familjarët që humbën të dashurit e tyre në tragjedi.

Advertisement

“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh kemi marrë lajmin për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur në diskotekën në Koçan, ku shumë qytetarë humbën jetën dhe të tjerë u lënduan. Në këto momente zie dhe dhimbjeje, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidarizohemi me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi. Në shenjë respekti për jetët e humbura dhe në solidaritet me familjet e prekura, Koalicioni VLEN anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot, përfshirë edhe konferencën për shtyp. Në këto momente të vështira, jemi pranë të gjithë atyre që po përballen me pasojat e kësaj tragjedie”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Partia opozitare maqedonase LSDM tha se në momente të tilla githë populli janë të bashkuar.

“Me zemër të lënduar pranuam lajmin për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Kjo është një ditë e zezë për Maqedoninë. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një dhimbje e pariparueshme për familjet, për miqtë e tyre, për të gjithë ne. Në këtë moment trishtimi të thellë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Në momente si këto, e vetmja gjë që ka rëndësi është solidariteti dhe mbështetja”, thanë nga LSDM.

Advertisement

Për tragjedinë ngushëlluan dhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh dhimbjen më të thellë për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku 59 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 janë lënduar nga zjarri tragjik në një lokal nate. Kjo është një humbje e madhe për familjet, për qytetin e Koçanit dhe për mbarë vendin tonë. Në shenjë solidariteti dhe respekti, BDI ka vendosur që për një javë të anulojë të gjitha aktivitetet dhe tubimet partiake. Ky është një moment zie dhe reflektimi, ku e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet tek viktimat, familjet e tyre dhe të mbijetuarit. BDI në këto momente të vështira qëndron pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi”, deklaruan nga BDI.

Ngushëllime për familjarët dërguan dhe partië e tjera më të vogla në pushtet dhe opozitë.

Advertisement
Continue Reading

Maqedonia

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

Published

on

By

“Jeta në Turqi është bërë politikisht shumë e vështirë, por edhe tepër e shtrenjtë për një familje, prandaj për mua ishte më e lehtë të shpërngulesha këtu dhe të kërkoja shtetësi maqedonase”, shpjegon 28-vjeçari Benk Bingjul për Shërbimin e Maqedonisë së Veriut të Radios Evropa e Lirë (REL).

Ai prej disa muajsh punon si menaxher në një kafene në Shkup, e cila është në pronësi të biznesmenëve turq. Kanë kaluar tashmë dy vjet qëkurse ai u shpërngul nga Antalia në Shkup me bashkëshorten e tij maqedonase. Për këtë arsye ka marrë leje qëndrimi, ndërsa para një muaji bëri kërkesë për shtetësi maqedonase. Ai thotë se i mungon qyteti i lindjes për shkak të jetës pranë detit dhe plazhit, por këtu jeta është më e lirë.

“Për shembull, në shitore, një blerje e zakonshme për shtëpi: perime, vezë, mish, qumësht, edhe nëse blen minimalisht, duhet të paguash rreth 280–300 euro. Ndërsa me këto para në Shkup mund ta mbushësh makinën e vjetër plotësisht: bagazhin, sediljen e përparme dhe të pasmen. Në Turqi kjo është e pamundur”, thotë Bingjul. 

Ai nuk e flet mirë gjuhën maqedonase, por thotë se ushtron me bashkëshorten e tij. Një nga kushtet që, sipas ligjit maqedonas, duhet të plotësojë është dhënia e provimit për njohjen e gjuhës maqedonase.

Advertisement

“E kuptoj disi maqedonishten, di të lexoj me alfabet latin, por jo me cirilik. Këtë duhet ta mësoj”, thotë ai. Megjithatë, ky kusht nuk vlen për ata që dëshmojnë se kanë prejardhje maqedonase.

Vala e kërkesave të turqve për shtetësi maqedonase

Përveç njerëzve si Bingjul, të cilët kërkojnë shtetësi maqedonase për shkak të martesës me shtetase maqedonase, gjithsej 10.500 qytetarë turq kanë kërkuar shtetësi maqedonase gjatë katër vjetëve të fundit mbi bazën e prejardhjes maqedonase, tregojnë të dhënat që REL-i i ka marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Advertisement

Sipas MPB-së, këta janë shtetas të Turqisë që duhet të dëshmojnë në institucionet maqedonase se janë mërgimtarë nga ky vend dhe se kanë prejardhje etnike maqedonase. Në përgjigjen për REL-in, MPB-ja thekson se arsyeja e rritjes së numrit të kërkesave për shtetësi maqedonase lidhet me ndryshimet e fundit ligjore.

“Ndryshimet ligjore të vitit 2021 kontribuuan në një rritje enorme të numrit të kërkesave për fitimin e shtetësisë maqedonase nga mërgimtarët që jetojnë në Republikën e Turqisë”, tha MPB-ja.

Përkufizimi i ri i “mërgimtarit” në Ligjin për Shtetësinë

Advertisement

Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për Shtetësinë të propozuara nga qeveria e atëhershme e udhëhequr nga koalicioni LSDM dhe BDI. Ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, propozoi në Kuvend ndryshime në ligj me të cilat përcaktohet se kush konsiderohet mërgimtar.

Sipas ligjit, mërgimtari dhe pasardhësi i tij i gjeneratës së parë mund të fitojnë shtetësi maqedonase pa jetuar në vend, pa e njohur mjaftueshëm gjuhën maqedonase dhe pa hequr dorë nga shtetësia e mëparshme – rregull që vlen për shtetasit e huaj.

“Mërgimtar, në kuptim të këtij ligji, konsiderohet qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut që është shpërngulur nga Republika e Maqedonisë së Veriut në një shtet tjetër, pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës, prejardhjen kombëtare dhe shoqërore, bindjet politike dhe fetare, si dhe statusin pasuror dhe shoqëror”, thuhet në Ligjin për Shtetësinë.

Advertisement

Sipas regjistrimit të vitit 2021, i realizuar në periudhën kur këto ndryshime ligjore hynë në fuqi, 3.9 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut i përkatësin etnisë turke. Të dhënat tregojnë se nga 83.000 turq etnikë, rreth 71.000 jetojnë në vend, ndërsa 12.000 jashtë vendit.

Biznesi, punësimi dhe arsimi si motive për migrim

Interesi i qytetarëve turq për qëndrim në vend vërehet edhe në jetën e përditshme – nga dyqanet që ofrojnë ushqime tradicionale turke deri tek të rinjtë që shëtisin në qendër të Shkupit. 

Advertisement

Analisti Donço Gerasimovski thotë se motiv për rritjen e kërkesës për shtetësi maqedonase nga qytetarët turq mund të jenë biznesi, punësimi ose arsimi, ndërsa sipas tij interesi më i madh shihet në fushën e biznesit.

“Merrni si shembull ndërtimtarinë operative. Sa objekte po ndërtohen në vendin tonë, ndërtesa banimi të mëdha dhe të gjera, të realizuara nga kompani turke. Që ta bëjnë këtë në përputhje me ligjin, ata duhet të rregullojnë edhe shtetësinë e tyre. Gjithçka është në funksion të interesit të biznesmenëve, sportistëve dhe atyre që kanë më shumë fitime këtu sesa në vendet e tyre”, shpjegon Gerasimovski.

Ai shton se kjo ndikon edhe në strukturën etnike të popullsisë. “Të gjithë këta persona, varësisht nga vendet nga vijnë, e rrisin numrin e asaj përkatësie etnike”, thotë ai. Me rritjen e interesit për shtetësi, në vend vërehet edhe rritje e kapitalit turk, përkatësisht e kompanive të hapura nga pronarë turq.

Advertisement

Mbi 4.000 kompani të themeluara me kapital turk

Sipas të dhënave që REL-i ka marrë nga Dhoma Ekonomike Maqedonaso-Turke (MATTO), për vitin 2024 numri i kompanive të regjistruara me kapital turk nga persona juridikë dhe fizikë arrin në 4.132. Sipas tyre, interesi i biznesit buron nga marrëdhëniet e afërta maqedonaso-turke.

“Ato bazohen në lidhjen e përbashkët historike nga periudha osmane, numrin e konsiderueshëm të mërgimtarëve nga këto troje në Republikën e Turqisë, si dhe lidhjet familjare dhe kulturore ekzistuese mes qytetarëve të të dyja vendeve. Për më tepër, Republika e Maqedonisë së Veriut paraqet një portë strategjike drejt tregjeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për kompanitë nga Republika e Turqisë, gjë që rrit atraktivitetin e saj si destinacion investimesh”, thuhet në përgjigjen e MATTO-s për REL-in. 

Advertisement

Në rritje është edhe numri i studentëve që vijnë në vend. Sipas profesorit Kiril Barabareev nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, gjatë 12 vjetëve të fundit rreth 900 studentë nga Turqia janë regjistruar në këtë universitet.

“Sipas bisedave që kam pasur, Turqia ka shumë të rinj që nuk arrijnë të regjistrohen në sistemin e tyre universitar dhe, duke qenë se arsimi privat atje është shumë i shtrenjtë, ata kërkojnë universitete në rajon ku mund të studiojnë”, thotë ai.

Pasaporta maqedonase dhe udhëtimi pa viza në zonën Shengen si motiv

Advertisement

Mediat turke, pas ngjarjeve në Mal të Zi, ku në tetor të këtij viti u hoq përkohësisht regjimi pa viza për shtetasit turq për shkak të një sërë incidentesh, shkruajnë se Maqedonia e Veriut është bërë destinacion i ri tërheqës për qytetarët turq për shkak të përparësive që ofron.

Një nga arsyet që theksohet është mundësia për udhëtim pa viza në zonën Shengen me pasaportë maqedonase. Po ashtu, përmenden procedura e shpejtë dhe e lirë për themelimin e kompanive, si dhe kostot e përballueshme të jetesës – qiraja, ushqimi dhe transporti – që janë më të ulëta krahasuar me Turqinë.

“Afërsia me Evropën, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, pozita strategjike në Ballkan mundëson qasje të lehtë drejt Evropës”, thuhet në analizë. 

Advertisement

Ndërkohë, Mali i Zi më 24 dhjetor hoqi vizat për shtetasit turq, por e uli qëndrimin e lejuar nga 90 ditë në 30 ditë, me qëllim, sipas qeverisë malazeze, parandalimin e migrimit ilegal dhe harmonizimin me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Sipas ndryshimeve të fundit të rregullave evropiane për udhëtimin pa viza, të miratuara muajin e kaluar, është hapur mundësia për pezullim më të shpejtë të regjimit pa viza për vendet jashtë BE-së që paraqesin shqetësim për migrimin ose sigurinë. Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë, bën pjesë në grupin e vendeve që mund të përballen me monitorim të shtuar për zbatimin e këtyre rregullave.

Disa nga arsyet për vendosjen e kufizimeve mund të jenë harmonizimi i dobët me politikën e vizave të BE-së dhe programet për dhënien e shtetësisë për investitorë, të ashtuquajturat “pasaporta të arta”, që mundësojnë marrjen e shtetësisë pa lidhje reale dhe të dëshmueshme me vendin. Gjithashtu, po shqyrtohen edhe rreziqe sigurie të lidhura me kërcënime hibride, përfshirë përdorimin politik të migrimit dhe dobësitë në sigurinë e dokumenteve personale, gjë që e ndërlikon edhe më tej pozitën e vendeve të treta që kanë regjim pa viza me BE-në./REL

Advertisement
Continue Reading

Maqedonia

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dalë me detaje në lidhje me rastin e vjedhjes së makinës së artistëve Adri dhe Iliriana.
Nga SPB Tetovë thonë se rastin në polici e ka raportuar K.R (31) nga Kosova, ndërsa makina e artisëve në rastin që është vjedhur ka qenë e ndezur.

“Më 26.12.2025 në ora 04:15 në SPB Tetovë, K.R.(31) nga Kosova ka denoncuar se rreth orës 01:40, nga hapësira e parkimit të një objekti hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës, i është marrë automjeti i tij i pasagjerëve „Audi A6“ me marka kombëtare të Kosovës, i cili ishte me dyer të pa bllokuara dhe me motor të ndezur, e në të cilin ndodheshin dokumenti i tij i udhëtimit dhe ai i bashkëshortes së tij. Po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Lajmin për vjedhjen e makinës e bëri të ditur Adri përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e veturës së tij.

“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij.

Advertisement

Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës.
Automjeti në fjalë është i tipit Audi 6, dhe Adrit dhe Iliriana shpresojnë që me ndihmën e qytetarëve të mund ta rikuperojnë sa më shpejt.

Continue Reading

Maqedonia

Shifrat/ Rritet numri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ulet i maqedonasëve

Published

on

By

Në 10-vjeçarin e fundit, Maqedonia e Veriut po përballet me rënie të numrit të popullsisë, por jo në të gjitha komunitetet. Shqiptarët shënojnë shifra pozitive sa i përket lindjeve dhe vdekjeve, ndërsa maqedonasit kanë regjistruar një shtim natyror negativ prej rreth 4.100 personash më pak. Specialistët theksojnë se duhet të ndryshohen politikat dhe se çiftet e reja duhet të kenë mbështetje për krijimin e familjeve.

Në nivel shtetëror janë regjistruar 16.061 lindje dhe 20.201 vdekje, duke rezultuar me një shtim natyror negativ. Megjithatë, ndarja sipas përkatësisë etnike zbulon një diferencë të thellë mes komuniteteve kryesore.

Popullsia maqedonase: 6.841 lindje, 14.760 vdekje, bilanc –7.919

Popullsia shqiptare: 5.473 lindje, 3.309 vdekje, bilanc +2.164

Advertisement

Te maqedonasit, për çdo 100 lindje ka pasur rreth 216 vdekje, tregues i qartë i plakjes së popullsisë dhe rënies së vazhdueshme të lindshmërisë. Ndërsa te shqiptarët, për çdo 100 lindje ka rreth 60 vdekje, që mbajtën bilancin natyror pozitiv edhe në kushte emigrimi.

Bilanci sipas komunave

Shkup (gjithsej): –17 (maqedonas –1.395, shqiptarë +1.287)

Advertisement

Karposh: –244 (maqedonas –242, shqiptarë +1)

Kisela Voda: –258 (maqedonas –253, shqiptarë 0)

Manastir: –459 (maqedonas –774, shqiptarë –15)

Advertisement

Çair: +351 (maqedonas –100, shqiptarë +427)

Saraj: +332 (maqedonas +3, shqiptarë +329)

Studeniçan: +137 (maqedonas +1, shqiptarë +84)

Advertisement

Haraçinë: +138 (maqedonas +2, shqiptarë +133)

Analistët vlerësojnë se ndryshimi demografik do të ndikojë drejtpërdrejt në strukturën e arsimit, tregun e punës dhe sistemin pensional, si dhe në balancat politike dhe ekonomike të vendit në dekadat e ardhshme.

Në të kaluarën, Maqedonia e Veriut ka pasur politika për shtimin e popullsisë, si pagesa mujore për fëmijën e tretë dhe të katërt, të cilat nuk kanë treguar sukses të dukshëm. Së fundmi, është paralajmëruar rikthimi i fokusit te politika të reja, duke përfshirë lehtësime për blerjen e banesave për çiftet e reja, me synimin për të adresuar arsyet pse të rinjtë martohen më rrallë dhe krijojnë familje me vonesë.

Advertisement

Madje, në mënyrë të diskutueshme dhe për të testuar opinionin publik, kryeministri Hristijan Mickoski kishte deklaruar se beqarët do të paguanin taksa, deklaratë që u prit me reagime të ashpra në opinion.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK7 minutes ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Bota27 minutes ago

Monedha vendase prek nivelin më të ulët, ‘shpërthejnë’ protestat në Iran

Bota44 minutes ago

Rusia: Kemi vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi

Albania47 minutes ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

Sports8 hours ago

Ndryshim i rregullit të pozicionit jashtë loje, FIFA do që të favorizohen sulmuesit

Kosova8 hours ago

Tragjedi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar si pasojë e zjarrit

Sports8 hours ago

Futboll mes “acarit”, lojtarët pijnë çaj në fushë

Albania8 hours ago

“Që kur mesazhet janë prova?”, Rama: “Shpërdorimi i detyrës” do të rishikohet

Show - Biz9 hours ago

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Albania9 hours ago

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

UK12 hours ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

UK12 hours ago

Britania e Madhe refuzon të njohë Somalilandin si shtet të pavarur

Bota12 hours ago

Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit

Sports12 hours ago

Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Liverpoolit akuzohet për ‘ngacmim’, pas arrestimit të tij në prill

Sports12 hours ago

Shqipëria në histori! Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania13 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK12 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

rajoni14 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Trending