ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lule e Shkretëtirës 4 hours ago
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat 7 hours ago
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat 7 hours ago
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë 8 hours ago
SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Politologu rus: Në Moskë asnjeri nuk flet për luftë, Putin ka synime përtej Ukrainës

albnews by albnews
15 February, 2022
in Bota
0
Politologu rus: Në Moskë asnjeri nuk flet për luftë, Putin ka synime përtej Ukrainës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndërkohë që opinioni publik perëndimor po përgatitet psikologjikisht për një luftë të re në Europë, me epiqendër Ukrainën, në Moskë ngjarjet e javëve të fundit shihen në mënyrë të kundërt. “Jemi të shokuar nga retorika e mediave perëndimore. Në Moskë askush nuk flet për luftë. Një ndërhyrje ushtarake do të ishte shumë e çuditshme”.

RelatedPosts

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

Është i bindur për këtë  politologu Fyodor Lukyanov, drejtor i Russia in Foregn Affairs dhe një nga zërat më të dëgjuara në Kremlin.  “E gjithë bota po pret që Putin të urdhërojë sulmin, por ideja që ai t’ i japë të drejtë pritshmërive të tyre, është diçka qe nuk  ngjan me veprimet e presidentit rus”, thotë ai, i intervistuar në mediat italiane. 

Më shumë se 130 mijë ushtarë ndodhen në kufijtë me Ukrainën, por për politologun kjo nuk përbën detyrimisht paradhomën e një konflikti. “Nuk ka dyshim që Rusia po ndërmerr një fushatë presioni diplomatik të shoqëruar nga forca e armeve. Por nuk ka të bëj vetëm me Ukrainën”, thotë politologu rus, i cili shpjegon më tej.

“Kemi stërvitje në Baltik, në Bjellorusi dhe në Detin e Zi. Kemi të bëjmë me një objektiv më të madh për Putin, jo thjesht pushtimi i një vendi. Moska do të tregojë që tej e tutje duhet të merret seriozisht, duke propozuar një kuadër të ri sigurie në kontinent.  Qysh nga vitet ’90, Rusia nuk ka qenë e kënaqur me këtë sistem, që sipas saj është i padrejtë. Mesazhi është i qartë për Perëndimin, “në qoftë se mendoni se mund ti shkruani vetë rregullat e sigurisë në këtë pjesë të botës, gaboheni, sepse Moska është superiore ushtarakisht”. Për këtë arsye, mendoj se një luftë e hapur është pothuajse e pamundur. Putin mund të jetë gjithçka, por nuk është një lojtar bixhozi. Ai analizon çdo gjë, dhe vepron vetëm kur mendon se ka sigurinë e duhur”.

Por çfarë mund t’ i sjell Moskës zyrtare ky tensionim i situatës, nga pikëpamja diplomatike? Për Lukyanov, “ braktisja e çdo iluzioni te Kievit për të hyrë në NATO , rishikimi i marrëveshjes së Minskut, por me tutje edhe rihapja e diskutimeve me SHBA për sa i përket kontrollit të armatimeve në Europën Lindore”.  

Gjithsesi sipas disa analistë të tjerë, Putin nuk mund të tërhiqet nga Ukraina pa një fitore, edhe pse të pjesshme. 

Këto ditë pritet që Duma ruse të njohë pavarësinë e republikave separatiste të Donjeskut dhe Luhanskut, propozim i Putin që dukej se ishte lënë mënjanë nga ngjarje të vrullshme të këtyre ditëve. Një aneksim zyrtar i këtyre rajoneve mund te ishte një kompromis i pranueshëm për Moskën, por ndoshta edhe për komunitetin ndërkombëtar, ndërkohë që Kievi do të duhej serish të gëlltiste vendimin e fuqive të tjera mbi territorin e saj, por do të shpëtonte të paktën pavarësinë e saj.  

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lule e Shkretëtirës

Lule e Shkretëtirës

1 December, 2025
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

1 December, 2025
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

1 December, 2025
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result