Pompeo: Nuk do të bashkëpunojmë me vendet që kanë sistemet “Huawei”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja nuk do të jetë në gjendje të ndajë informacione ose të bashkëpunojë plotësisht me vendet që integrojnë teknologjinë e gjigantit kinez “Huawei” në sistemin e tyre të brendshëm të informacionit, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Nëse një vend e miraton këtë dhe i vendos ato në disa prej sistemeve të tij të rëndësishme të informacionit, ne nuk do të jemi në gjendje të ndajmë informacion me ata, ne nuk do të jemi në gjendje të punojmë pranë tyre”, the Pompeo për “Fox Business Channel”.

“Në disa raste ekziston rreziku që ne nuk do të jemi as në gjendje të vendosim burime amerikane, një ambasadë amerikane, apo një pikë ushtarake amerikane”, shtoi Pompeo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply