Prada drejt blerjes së Versace

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtëpia e modës, Prada dhe kompania Capri Holding, që zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në fund të marsit për blerjen e markës së njohur, nëse negociatat shkojnë mirë.

Deri në këto momente, raportohet se është arritur një marrëveshje për vlerësimin e shtëpisë së modës Versace e cila arrin deri në 1.5 miliardë euro.

Bloomberg shkruan se me Versace, Prada do të ishte në gjendje të krijonte një grup italian të aftë për të konkurruar më mirë me gjigantët globalë në këtë sektor, mbi të gjitha LVMH dhe Kering.

Për Italinë, pas dekadash në të cilat markat italiane përfunduan në duar të huaja, një marrëveshje e mundshme përfaqëson një përmbysje të trendit në botën e luksit. 

Share This Article