Pretendimet për përfshirjen e Ukrainës në sulmin terrorist në Moskë, Kievi reagon sërish: Të papranueshme!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari presidencial i Ukrainës Mykhailo Podolyak ka hedhur poshtë çdo pretendim për përfshirjen e Ukrainës në masakrën e ndodhur në Moskë gjatë natës të premten në një koncert.

Ai rithekson se Kievi nuk ka aspak lidhje me sulmin terrorist të ndodhi në Crocus, ku u raportuan mbi 100 të vdekur, pasi disa persona qëlluan me armë dhe hodhën granata. Qindra të tjerë u plagosën.

Çdo përpjekje për ta lidhur Ukrainën me këtë sulm është e paqëndrueshme dhe e papranueshme. Ukraina nuk ka as lidhjen më të vogël me këtë ngjarje. Ukraina ka një luftë në shkallë të plotë me Rusinë dhe do të zgjidhë problemin e agresionit të Rusisë në fushën e betejës. Versionet e shërbimeve speciale ruse në lidhje me Ukrainën janë absolutisht të paqëndrueshme dhe absurde”, ka thënë ai.

Share This Article