Prishtina fiton ndaj kampionit të Uellsit

 133 total views,  1 views today

Kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina, e ka fituar ndeshjen e parë kundër kampionit të Uellsit, Connah’s në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, me rezultatin 4:1.

Me këtë fitore, Prishtina ka bërë një hap drejt kalimit në raundin e tretë të kësaj gare, ndonëse duhet ta luajë edhe ndeshjen e kthimit në Uells pas një jave.

Sulmuesi nigerian Otto John shënoi golin e katërt për Prishtinën në minutën e pestë shtesë për ta konfirmuar rezultatin. Ky ishte goli i dytë për Johnin në këtë ndeshje, pasi shënoi edhe në minutën e 53-të.

Golat tjerë për Prishtinën në këtë takim, i shënuan Leotrim Bekteshi (41’) e Endrit Krasniqi (79’), ndërsa për uellsianët realizoi Tom Moore (75’).

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •