Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë për të përditshmen serbe ‘Danas’ se së shpejti do të zhvillohet faza e fundit e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në vitet e fundit, Tirana zyrtare ka qenë mjaft proaktive dhe e dobishme rreth çështjeve që lidhen me shqiptarët në jugun e Serbisë. Disa ministra në qeverinë e Shqipërisë kanë marrë hapa konkretë, së pari Minstrja e Arsimit, Besa Shahini ka pasur një takim me homologun e saj serb lidhur me problemet e arsimit në luginën e Preshevës”, tha Mustafa për Danas, përcjell Gazeta Express.
Mustafa deklaroi se diplomati shqiptar Gent Cakaj ka qenë faktor kyç në forcimin e marrëdhënieve dhe arritjes së një marrëveshje në përfaqësim të përbashkët për partitë politike në zgjedhjet e ardhshme në Serbi.
Sipas Ragmi Mustafës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është në fazën e fundit të negociatave do të jetë ligjërisht e obligueshme për të dy palët. Situata politike në Kosovë si dhe në Serbi është përcaktuese për të dyja palët tha Mustafa.
“Një dialog i ri i barabartë mes dy palëve është i domosdoshëm në mënyrë që të arrihet paqja e qëndrueshme, që nënkupton se secila temë është e mundshme të negociohet nga kufiri i jashtë, rendi kushtetues, rregullimi i brendshëm administrativo-territorial, burimet natyrore dhe prona ekonomike, të drejtat e minoriteteve për krimet e luftës si dhe sqarimi i fatit të të pagjeturve, një detyrë për të dy shtetet në dialog”, i ka thënë Mustafa i mediumit serb ‘Danas’
Shqiptarët nga tri komunat e luginës së Preshevës kanë kërkuar që të jenë pjesë e dialogut. Së pari sipas vendimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, që aktualisht është organi më i madh politik joformal. Mustafa thirret në pozicionin e këtij organi që është miratuar në korrik të vitit 2018, sipas së cilës shqiptarët kanë kërkuar që jo vetëm të jenë subjekt në dialog por të kenë një pjesëmarrje aktive në mënyrë që të sigurojnë paqe të qëndrueshme në këtë pjesë të Ballkanit.
Ai gjithashtu ka deklaruar se problemi më i madh është akoma integrimi i shqiptarëve në jetën institucionale dhe publike dhe e vlerëson si “hap prapa”, duke paralajmëruar se është e vështirë për shqiptarët në jug të Serbisë të gjejnë punë si mbledhës të taksave e lëre më të gjejnë punë diku tjetër, e cila është e rregulluar nga disa nivele të tjera të qeverisë.