Shpëtimtari i dikurshëm i Eurozonës është thirrur për të nxjerrë Italinë nga bataku. Pyetja shtrohet: a mund të jetë ai një hero për herë të dytë?
Mario Draghi, ish-kreu i Bankës Qëndrore Europiane, ka pranuar ftesën e presidentit italian Sergio Mattarella për të formuar qeverinë italiane dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe shëndetësore në të cilën është zhytur. Deri të martën ideja e të paturit Draghin në krye të vendit dukej si një dëshirë e paarritshme për italianët e lodhur nga një koalicion qeverisës i paaftë, që u mbolli veç dyshime për një dalje të mundshme nga tuneli i errët në të cilën ishin futur.
Draghi pozicionohet në karrigen e kryemistrit duke qenë një nga zyrtarët me profilin më të lartë në arenën ndërkombëtare dhe një nga mbrojtësit më stoik te Bashkimit Europian. Ai u përgëzua nga shtetet europiane për kontributin e tij në krizën ekonomike, duke “shpëtuar” euron që në nisje të mandatit të tij në krye të BQE-së, në vitin 2011. Ai lehtësoi normat e interesit dhe lehtësoi shumë vende, duke përfshirë edhe Italinë, nga presioni i madh ekonomik në atë kohë. Ai premtoi se do të paguante borxhin e çdo qeverie që ishte skeptike për Eurozonën dhe ndërkohë Banka Qëndrore Eurpoiane nuk harxhoi asnjë kacidhe pasi mjafoi kërcënimi për një veprim të tillë që tregu europian të gjallërohej. Draghi ndihmoi padyshim në zbutjen e krizës së euros por solli dhe një sërë transformimesh teknologjike në sistemin e Bankës Qëndrore për të përmirësuar performancën e vet dhe ja doli.
Ai njihet si një njeri i displinuar, serioz dhe tepër i dedikuar. Mario Draghi zotëron një diplomë në ekonomi dhe një doktoraturë nga Instituti prestigjoz i teknologjisë në Masaçusets. Për 6 vite ai ka punuar në Bankën Botërore dhe më pas u emërua si drejtor i Thesarit italian për 10 vite të tjera. Duke punuar nën udhëheqjen e shumë qeverive të ndryshme italiane por edhe europiane, ai i njeh mirë mekanizmat e vendit por edhe të BE-së.
Rreziku më i madh për Draghi-n, por edhe për Italinë mbetet fakti se edhe me marrjen e mandatit nga ana e tij vendi mbetet sërish i destinuar të veprojë nën lidershipin e një qeverie teknike. Këto të fundit kanë repuatacionin për ta lënë vendin në baltë në momentet më kritike. Megjithatë presidenti Mattarella tha se zgjedhje e parakohshme nuk do ta ndihmonin Italinë në gjendjen që është. Ai u zotua se do të bënte zgjedhjen e duhur për Italinë, megjithëse i mbeteshin shumë pak variante të mundshme për pozicionin e kryeministrit.
Për javë të tëra, emri i Draghi-t ka qënë më i lakuar për të qenë kreu i qeverisë së re. Sfida që e pret Draghin pas marrjes së detyrës është formimi i një koalicioni qeverisës, një përgjegjësi që bëhet edhe më e vështirë nëse merret parasysh se partia më e madhe në parlamentin italian “Lëvizja 5 Yje” është e njohur për qëndrimet e veta euroskeptike. Megjithatë Partia Demokratike dhe Italia Viva e Matteo Renzi-t duket se e mbështesin të zgjedhurin e presidentit.